Amerikanët zgjedhin mes Trump dhe Biden

Procesi i votimit në ato që konsiderohen si “presidencialet e shekullit” në Shtetet e Bashkuara është shumë pranë mbylljes. Të parat që do t’u vënë kyçin kutive dhe ku do të nisë në fillim numërimi janë shtetet federale lindore si Gorgia, Indiana, Kentaki, Karolina e Jugut, Vermonti, etj. Ndërsa shteti i fundit që i jep fund procesit është Alaska.

Por ato shtete që do të përcaktojnë presidentin e ardhshëm janë ato të pavendosurat si Florida, Pensilvania, Arizona, Uiskonsini, Miçigani etj.

Sondazhet favorizojnë demokratin Joe Biden, ndërsa Donald Trump ka shpresë tek përmbysja e parashikimeve të tyre ashtu si 4 vjet më parë në përballen me Hillary Clintonin. Në një deklaratë më herët gjatë të Martës, Trump tha se humbja nuk ishte për të. Stafi i tij elektoral pranoi se kishte gati strategjinë e kontestimit të rezultateve në disa shtete federale përmes rrugëve ligjore.

Ky proces është karakterizuar nga një pjesëmarrje rekord shekullore, pasi në procesin paraprak ku morën pjesë mbi 40% e personave me të drejtë vote, mbi 100 milionë. Pritet që këto zgjedhje të kenë edhe pjesë marrjen më të lartë prej 65% më e larta e 1 shekulli.

Nga frika e trazirave, shumë biznese në Uashington, New York e shumë qytete të tjera kanë përforcuar vitrinat me masa mbrojtëse nga frika e trazirave. Me barriera mbrojtëse është rrethuar edhe perimetri i Shtëpisë së Bardhë për të njëjtat arsye.

Tv Klan