Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën, Dr. Hans Kluge po viziton Shqipërinë me ftesë të ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
Gjatë takimit dypalësh, ministrja Manastirliu i prezantoi drejtorit të OBSH përgatitjet dhe forcimin e kapaciteteve të Shqipërisë për përballimin e situatës si dhe përpjekjet e qeverisë për të mbështetur ekipet mjekësore me bonusin special dhe rritjen 40% të pagave.
Kluge vlerësoi rritjen e pagave 40% duke e konsideruar mbështetjen e mjekëve si shumë të rëndësishme.
“Keni vepruar shumë shpejt dhe me kurajo dhe jeni ndër vendet e para që keni ndjekur një plan veprimi për përballimin e situatës”, tha Kluge. /tvklan.al