Drejtori i Policisë së Fierit Lorenc Panganika ka folur për mediat sa i takon ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e sotme ku mbeti i vrarë efektivi 28 vjeçar Novruz Cenalia. Ky i fundit u qëllua për vdekje nga 23 vjeçari Azgan Mërnica në fshatin Baltëz teksa po shkonte për të marrë shërbimin.


“Siç jeni vënë në dijeni, rreth orës 13:20 policia ka marrë njoftimin për një ngjarje të rëndë. Fillimisht u raportua si plagosje me armë zjarri, pas verifikimit rezultoi se ka ndërruar jetë polici Novruz Cenalia 28 vjeç i cili punonte në policinë e Fierit prej 4 vitesh dhe në forcat “Shqiponja” prej afro dy vitesh. Autori është Azgan Mërnica, banues në Sulaj. Jemi duke punuar intensivisht për të kapur autorin. I bëj thirrje familjarëve të autorit, të vetëdorëzohet.”

Panganika mohoi pistën e hakmarrjes për vrasjen, duke thënë se aktualisht dyshohet për konflikt çasti.

“Pista kryesore është konflikt i çastit, nuk ka lidhje me këto që janë ngritur, për probleme hasmërie. Edhe makina e autorit është gjetur”, deklaroi ai./tvklan.al