E ardhmja e Ronald Araujos mund të marrë një kthesë të papritur. Mbrojtësi i Barcelonës, i cili deri të martën ishte më afër largimit se qëndrimit në Camp Nou, duket se ka ndryshuar mendim.

Drejtori sportiv i katalunasve, Deco, ka ndërhyrë duke këmbëngulur në mbrëmjen e së martës për ta bindur futbollistin ta rimendojë sërish rinovimin me skuadrën, e cila i skadon në 30 Qershor të 2026-tës, njofton gazetari italian Fabrizio Romano.

Kështu, Barcelona ka marrë dritën jeshile prej lojtarit për të vijuar me bisedimet që Araujo të vazhdojë të luajë përtej vlefshmërisë së kontratës. Qëllimi i klubit është që përgatisë një ofertë të re financiare për ta mbyllur marrëveshjen me 25-vjeçarin përpara merkatos së ardhme të verës.

Kujtojmë se për Araujon shprehën interesim skuadrat si Juventus dhe Arsenal, të cilat duhet të mendojnë për të tjera objektiva.

Klan News