Lajme Arkiva 2003
Në Drejtorinë e Policisë Shkodër sot është zhvilluar një takim i biznesmenëve shqiptar me titullar të këtij institucioni, ishin të pranishëm pushtetarë vendorë, drejtues të prokurorisë, tatim taksave, përfaqësues të OSBE-së etj.
Qëllimi i këtij takimi i iniciuar nga prefekti Leqeza ka qenë gjetja e një gjuhe të përbashkët për të luftuar krimin në bashkëpunimin mes policisë dhe biznesit, kjo pasi biznesmenët janë në qendër të veprimtarisë së elementit kriminal.
Drejtues të policisë dhe të prokurorisë i kanë bërë apel biznesmenëve për të denoncuar rastet e gjobave ndaj tyre, por edhe abuzimeve të efektivëve të policisë.
Drejtori i policisë Asllan Dogjani u ka bërë apel biznesmenëve që të mos i zgjidhin problemet e tyre me të fortët dhe se krimi nuk mund të goditet nëse biznesmenët heshtin.
“Ne synojmë që duke qenë sa më të hapur me biznesin t’ju krijojmë juve mundësinë që për problemet që mund të keni, ti drejtoheni policisë dhe jo ti zgjidhni në mënyra dhe forma të tjera”.
Kryeprokurori Ulsi Manja i ka siguruar biznesmenët për ruajtjen e anonimatit në rast presionesh që krimi u bën atyre.
“Duhet ta ndërtojmë punën në mënyrë të tillë që afër objekteve të mëdha ku dihet që ka probleme ose karshi personave që mund të kenë një emër një send duhet të jetë në mënyrë të tillë që pa patur nevojë në të kapim telefonon disa gjëra duhet ti kapin të tjerë para nesh”./tvklan.al