Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Vitin e ardhshëm Shqipëria do të ketë më shumë drita, duke nisur nga dita e fundit e këtij viti, ku energjia nuk do të mungojë. Kështu është shprehur drejtori  i KESH-it, Dritan Prifti, pas kthimit nga Brukseli. Në vitin 2001 do të kemi 20% më shumë import, i cili do të blihet në verë, pasi çmimi është më i ulët. Këto janë bërë prezent në konferencën e sotme, në prani të Ministrit të Ekonomisë dhe Privatizimit dhe përfaqësuesit të FMN-së Trajkëll.

Ministri Muçi tha, se donatorët vlerësuan masat e qeverisë shqiptare dhe planin e veprimeve të paraqitura nga KESH. Me këtë plan-veprim do të eleminohen shkaqet që sollën situatën krizë. Brenda tre muajve do të shihen veprimet e përcaktuara në plan dhe më pas do të kalohen në investime. Përfaqësuesi i FMN-së shprehet se është hera e parë që përcaktohen masat dhe rezultatet që do të arrihen. Drejtori i KESH-it Prifti në planin e tij parashikon rritje të arkëtimeve dhe ulje të humbjeve deri në vitin 2001./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti