FSHF mirëpriti një turne të veçantë në kuadër të 10-vjetorit të Procesit të Berlinit. Në këtë aktivitet morën pjesë diplomatë nga ambasadat gjermane në Shqipërisë e Kosovë, Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme e deri stafi i administratës së federatës. Për kreun e FSHF-së, Armand Duka futbolli është një mënyrë për të përcjellë mesazhe pozitivë.
“Jam shumë i lumtur që ne, të gjithë ata që punojmë në futboll, kemi komoditetin të përcjellim mesazhe shumë të rëndësishme për shoqërinë, sepse futbolli është loja më e bukur në botë. Të gjithë e duan dhe të gjithë duan ta luajnë, por të paktën e shijojnë dhe e ndjekin. Kjo na mundëson të përcjellim lehtësisht mesazhet, që është një nga objektivat tanë”, tha Duka.
Turneu u fitua nga skuadra e Ambasadës Gjermane në Shqipëri. Ndërkohë Armand Duka duke vlerësuar organizimin e Euro 2024 nga Gjermania pati edhe një falenderim për mikrpritjen që u bë për Kombëtaren Kuqezi dhe tifozët shqiptarë.
Tv Klan