Kreu i SPAK-ut nuk duket i shqetësuar se institucioni i tij mund të jetë nën presionin e politikës. Madje ai deklaron se Struktura e Posaçme me një sërë dosjesh të zyrtarëve të lartë që shkojnë deri tek ish-zv/kryeministri dhe krerëve të organizatave kriminale mund të konsiderohet e maturuar.
“Po të shikosh lariminë e subjekteve që ne kemi arritur të ngremë akuza apo i kemi në hetim tregon se ne shikojmë zyrtarë të nivelit të lartë, në rang ish-kryeministri, ish zv.kryeministri, ministra, deputetë, gjyqtarë, punonjës policie, kryetare bashkie, ish kryetarë bashkie. Këto duhen parë si një indicie si një shenjë se SPAK po maturohet Sa i takon krimit të organizuar kemi patur rezultate të prekshme, duke proceduar penalisht personazhe që deri dje as nuk mendoheshin të prekeshin.”
Altin Dumani tha në Foruminin Rajonal për Politikat e Mirëqeverisjes dhe Anikorrupsionit se struktura qe drejton ka garanci kushtetuese dhe ligjore për të vepruar e pavarur pasi krimi dhe korruspioni sipas tij luftohet duke patur ligje të mira. E lidhur me legjislacionin, ambasadori i BE në Tiranë e sheh si nismën e duhur për të luftuar me ligje më të forta Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion.
E lidhur me legjislacionin, ambasadori i BE në Tirane e sheh si nismën e duhur për të luftuar me ligje më të forta, Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion.
“Kjo është një mundësi për të fuqizuar përpjekjet për parandalimin e korrupsionit, duke përfshirë kështu një sërë aktorësh dhe ekspertësh. Në fakt një përpjekje në të gjithë vendin dhe sigurisht që duke patur parasysh rezultatet që janë arritur duhet të vijojmë më tej. Masa të tjera krijohen sigurisht, por është po aq e rëndësishme që të gjithë partnerët në rajon të shmangin veprimet që minojnë përpjekjet antikorrupsion, për shembull dobësimi i transparencës në prokurimin publik, apo akte ligjore të porositura, të cilat anashkalojnë procedurat standarde, apo kufizimin e mandateve të organeve të pavarura antikorrupsion”
Por pavarësisht nga këndvështrimi që kanë partnerët europianë dhe ata amerikanë, të cilët janë pjesë aktive me ekspertë pranë Komisionit të Posaçëm, disa institucione te drejtësisë si Gjykata Kushtetuese, SPAK-u apo dhe ILD-ja kanë preferuar që të mos dërgojnë ekspertë pranë këtij komisioni. Por siç pranojnë dhe në shkresat e bëra publike, ata janë të gatshëm të bashkëpunojnë duke vendosur në dispozicion dokumentacionin dhe opinionin ligjor.
Tv Klan