Zbardhen detaje nga dëshmia e Nuredin Dumanit në procesin me dyer të mbyllura në Gjykatën e Posaçme. Bashkëpunëtori i drejtësisë ka folur në seancën e kësaj të hëne se si fitoi lirinë në vitin 2014 ku ndodhej në qeli i akuzuar për pengmarrje.

“Për daljen time nga burgu ka ndërhyrë dhëndri i vëllait të Ministrit të Drejtësisë dhe ndërmjetës ka qenë avokati Alban Bengasi. Në raportin mjekoligjor thuhej se kisha edhe pak muaj jetë për shkak të problemeve me zemrën”, tha Dumani.

I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani ka rrëfyer në disa seanca për krimet e rëndë që ka kryer grupi kriminal. Ai ka zbardhur rreth 10 vrasje dhe ngjarje të tjera të rënda si grabitje me dhunë apo pengmarrje.

Klan News