Këtë të Martë, në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar seanca paraprake për dosjen “5D”. Kjo e fundit ka të bëjë me 2 ish-drejtorë të bashkisë Tiranë, Redi Molla dhe Mariglen Qato, që kishin krijuar një kompani me identitet të rremë duke përfituar disa procedura tenderimi.

Siç raporton gazetarja e Klan News Glidona Daci, më 14 Shkurt në orën 12:00 do të shpallet vendimi për çështjen “5D”, nëse kalon për gjykim, kthehet në Prokurorinë e Posaçme për hetime të mëtejshme apo do të pranohet kërkesa për pushim të akuzave.


Redi Molla, Taulant Tushe dhe Mariglen Qato kanë kërkuar të gjykohen me procedurën e gjykimit të shkurtuar. Të njëjtë kërkesë kanë patur edhe Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku dhe Nestor Muhametllari.

Kujtojmë se për këtë çështje, më 8 Janar të këtij viti, u dërguan në gjyq 9 ish-zyrtarë pasi SPAK i akuzon se kanë favorizuar kompaninën “5D Konstruksion” në dy tendera në vitin 2019 dhe 2020.

/tvklan.al