Fiorin Durmishaj ishte vendimtar në fitoren e parë të Panionios në këtë kampionat. Golat e sulmuesit shqiptar përcaktuan suksesin 2 – 0 në fushën e Panionios. Këto ishin golat e parë për futbollistin e Kombëtes Shpresa për këtë sezon të Superligës së Greqisë.
Në kampionatin kroat një tjetër futbollist shqiptar realizoi gol. Myrto Uzuni shënoi për herë të parë me Lokomotiv Zagreb, skuadër ku u transferua gjatë merkatos së verës. Uzuni dha kontributin e tij në fitoren 3 – 0 në transfertë me Gorica, ku ndihmoi edhe në golin e fundit.
Në një ditë të mirë edhe Ermir Lenjani. Mesfushori i Kombëtares dha pasimin për golin e dytë në fitoren 3 – 1 të Sion në fushën e Luzern.
Tv Klan