Mbrojtësi Ermir Lenjani ka vendosur të tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare.
Kjo u bë e ditur nga vetë Federata Shqiptare e Futbollit, që falënderon lojtarin për kontributin e dhënë me fanellën kuqezi.
“10 vite kuqezi, Ermir Lenjani ka marrë vendimin për t’u tërhequr nga Kombëtarja, pasi ka përjetuar emocione të shumta, ishte në “Euro 2016” në Francë dhe me ëndrrën e realizuar largohet kryelartë mes falënderimeve.”, shkruan FSHF.
Lenjani ishte pjesë e Shqipërisë nga viti 2013, ndërsa me fanellën kuqezi numëron 45 ndeshje të luajtura dhe pesë gola të shënuar.
Në moshën 35 vjeçare, mbrojtësi ka vendosur të tërhiqet nga Kombëtarja. Hera e fundit që Lenjani u grumbullua te Shqipëria, ishte në vitin 2023. /tvklan.al