Lajme Arkiva -TV Klan 2004

Në magazinat doganore të Durrësit ndodhen të bllokuara 470 ton birrë në shishe të skaduara që nga viti 2000. Këtë fakt e ka bërë sot publik, nëpërmjet një konference për shtyp prefektja Ingrid Shuli. Ajo ka garantuar se kjo sasi birre, do të asgjësohet shumë shpejt dhe nuk do të shohë kurrë dritën e tregut.

Ingrid Shuli:- “Shqetësimi pra është i vjetër, ne nuk mund të mbajmë të tilla mallra që dëmtojnë shëndetin dhe që mund të ekzistojë mundësia dhe e tregtimit të tyre, për të mos lejuar të tilla gjëra, pasi morëm mendimin e të gjithë përfaqësuesve dhe të specialistëve, konluduam që do të ngrihet një grup i përbashkët nga të gjithë këta institucione që do të merren pikërisht me evadimin e këtij malli, me nxjerrjen jashtë përdorimit të tij”.

Sasia prej 1 milion shishesh birrë, e ka origjinën nga Turqia dhe është importuar nga shoqëria Pino Trade. Sipas prefektes Shuli, shpenzimet për asgjësimin e mallit do të mbulohen nga kjo shoqëri./tvklan.al