Këtë të hënë në portin e Durrësit mbërriti jahti luksoz “Opera” i sheikut Abdullah bin Zayed Al Nahyan, Ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe anëtar i familjes mbretërore të Emirateve të Bashkuara Arabe.
“Opera Yacht” është një nga superjahtet, me një vlerë prej 450 milion dollarësh dhe vjen në vendin tonë falë bashkëpunimit me “Bolv Oil”, një nga kompanitë më të mëdha të tregtimit të karburanteve.
Gani Shehu, drejtor i shitjeve në Bolv Oil: Kam kënaqësinë të prezantoj për kompanië Bolv Oil, angazhimin tonë për të ofruar karburant të cilësisë së lartë dhe shërbim të të shpejtë për të gjithë klientët tanë. Puna e palodhur në këtë drejtim na ka pozicionuar si një partner të besueshëm për klientë të shumtë të profilit të lartë, duke përfshirë sot edhe super-jahtin prestigjioz “Opera”.
“Bolv” është ngritur me shpejtësi për t’u bërë një lider në sektorin e tregtisë së karburanteve ne vend.
Gani Shehu, drejtor i shitjeve në Bolv Oil: Produktet tona të karburantit janë të certifikuara nga standardet ndërkombëtare, duke siguruar performancën dhe besueshmërinë maksimale. Rrjeti ynë logjistik garanton kohë të dorëzimit që janë 20% më të shpejtë se mesatarja e tregut. Ne jemi krenarë që sot po furnizojmë jahtin madhështor “Opera”.
‘Bolv Oil’ me karburantin e cilësisë së lartë, certifikuar sipas standardeve europiane, ka arritur të fitojë dhe besimin e klientëve të huaj, siç është rasti i sheikut Abdullah bin Zayed Al Nahyan.
Klan News