Durrësi vijon të tërheqë turistë të shumtë. Shumë prej tyre kanë zgjedhur të marrin rreze, disa të lahen në det, e të tjerë po e shfrytëzojnë bregdetin për shëtitje.
Ashtu siç autoritet kishin parashikuar, të huajt po shfaqin interes në rritje për qytetin bregdetar.
“Jemi nga Polonia. Kemi ardhur dje dhe është vështirë të jap një opinion gjithpërfshirës. Nga ajo që shohim deri tani, opinioni është pozitiv. Çmimet janë të pranueshme. Ne në fakt planifikojmë që të shohim vende të ndryshme në pak ditë, prandaj dhe erdhëm në shqipëri për herë të parë”
“Jam nga Republika Çeke. Vij për herë të parë në Durrës dhe sot është dita ime e fundit e qëndrimit këtu. Më pëlqen pamja që ofron plazhi. Çmimet janë shumë të mira, më lirë se në vendin tim”
“Është përmirësuar shumë. Ne na tërheq jeta që bëhet këtu, çmimet e lira dhe ushqimi.”
Por nuk mungojnë edhe turistët vendas të cilët vlerësojnë edhe investimet infrastrukturore në qytet.
Krahas bregdetit, vizitorët që e frekuentojnë Durrësin në këtë periudhë të vitit, po shfaqin interes të shtuar për tu njohur edhe me sitet historike e arkeologjike.
Tv Klan