Prej më shumë se dy dekadash, pushuesit nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut mbeten pushuesit besnikë në plazhet e Durrësit.
Për ta, bregdeti i Durrësit është bërë destinacioni i preferuar për pushimet verore.
Pushuesit thonë se çmimet janë të ngjashme me ato të sezonit të kaluar, ndërsa janë të kënaqur me kushtet që ofron.
Ata theksojnë se plazhet e Durrësit ofrojnë një ndjesi familjariteti dhe rehatie, duke i bërë të ndihen si në shtëpi.
Statistikat tregojnë se pushuesit nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut përbëjnë mbi 60% të vizitorëve në bregdetin e Adriatikut, duke e bërë një nga më të frekuentuarat prej tyre.
Tv Klan