Qyteti i Durrësit ndodhet në krizë për furnizimin me ujë të pijshëm. Defekti në autotransformatorin e Vaut të Dejës ka lënë pa ujë 400.000 banorë të rrethit të Durrësit. Sipas drejtorit të ndërmarrjes së ujësjellësit Artan Zajlli problemi qëndron në mosfunksionimin e rregullt të stacionit të pompimit në Fushë Kuqe.
Artan Zajlli: Duke filluar që nga dita e parë e vitit, në stacionin kryesor të Fushë Kuqes që prodhohet dhe uji, ka pasur dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Kjo ka ardhur dhe si pasojë e dëmtimit të transformatorit në hidrocentralin e Vaut të Dejës. Me gjithë skemat që u vunë në përdorim nga KESH-i. Gjatë këtyre ditëve stacioni ynë i Fushë Kuqes, është shumë e dobët, e cila sjell si pasojë ndërprerjen e punës së këtij stacioni. Domethënë sjell dhe mungesën e furnizimit me ujë.
Nga defekti në Vaun e Dejës, në Durrës mbërrin gjysma e sasisë të ujit të pijshëm. Prurjet në depo janë të parametrave minimale që do të thotë se ndonjë ditë mund të furnizohet normalisht me ujë vetëm një pjesë e vogël e qytetit.
Kështu qytetarët durrsak kanë vuajtur për ujë pikërisht në ditët e festave kur dhe kanë pasur më shumë nevojë për të. burimet zyrtare kanë konfirmuar se nuk dihet ende se sa do të zgjasë kjo krizë./tvklan.al