Dy lagje të reja në Tiranë i kanë dhënë zgjidhje furnizimit me ujë të pijshëm. Bashkia e Tiranës nëpërmjet UKT-së kanë përfunduar investimin për shtrirjen e linjës së re të furnizimit me ujë në lagjen përgjatë rrugës “Siri Kodra” në Njësinë nr.9 dhe lagjen tjetër përgjatë rrugës “Edit Durham” në Njësinë nr.10 në kryeqytet.
Punonjësit e ndërmarrjes së UKT-së kanë punuar edhe në këto ditë të nxehta të gushtit për të bërë të mundur që punimet të mbarojnë sa më parë dhe qytetarët të kenë më shumë ujë në shtëpitë e tyre.
Shtrimi i këtyre dy linjave do të sjellë jo vetëm furnizim më të mirë me ujë, por edhe një ujë më cilësor për banorët e këtyre dy lagjeve. Gjithashtu linjat e reja do të shmangin edhe humbjet që sillte rrjeti i mëparshëm që ishte amortizuar për shkak të viteve.
/tvklan.al