Banorët e njësisë numër 9 do të kenë furnizim me të mirë me ujin e pijshëm. Ndërmarrja e ujësjellës kanalizimeve ka shtruar rrjet të ri ujësjellësi për afro 5 mijë banorë.
Kryebashkiaku Erion Veliaj, teksa pa nga afër këtë investim, kërkoi nga qetarët që të raportojnë rastet e problematike.
“Kemi një linjë 24 orë të telefonisë, e cila është falas – 0800 44 88 – për të gjithë qytetarët që kanë një problem me ujin, që kanë një nevojë apo kur si qytetarë të përgjegjshëm hasin një tubacion që është dëmtuar apo një pjesë rrjeti që ka nevojë për vëmendje”
Veliaj u ndal edhe tek punimet që po realizohen në zonën e Bregut të Lumit për të parandaluar përmbytjet.
“Po shfrytëzojmë kohën e mirë pas shirave, për të prishur ndërtimet pa leje, për t’u kërkuar qytetarëve mirëkuptim. Do të garantojmë të drejtën e qytetarëve që duan të jetojnë në Tiranë, qoftë në banesat sociale, qoftë me bonus qiraje, qoftë me ndërhyrje në qendrat tona të emergjencave, por kurrsesi nuk do lejojmë që kjo pjesë e Tiranës të përmbytet për shumë pak banorë të papërgjegjshëm”.
Veliaj e cilësoi një vit rekord sa i takon investimeve nga Ndërmarrja e Ujësjellësit si dhe arkëtimeve të cilat kanë kapur nivelin e 90%./ TV KLAN