Temperaturat e larta kanë bërë që këtë fundjavë mijëra pushues të dynden drejt Durrësit, duke e mbipopulluar atë përgjatë gjithë vijës bregdetare.
Nga Ura e Dajlanit deri në Golem, i gjithë plazhi është i frekuentuar me familje, të rinj dhe të moshuar që kërkojnë t’i shpëtojnë vapës përvëluese, por edhe të shijojnë detin dhe diellin.
Pushuesit vendas që kanë mbetur besnik të bregdetit të Durrësit vlerësojnë përmirësimin e kushteve, por edhe qetësinë që të ofron plazhi i Durrësit.
Sezoni veror në Durrës ka nisur i mbarë, çka ka rritur optimizmin tek operatorët turistik se ky vit do jetë edhe më suksesshëm se ai i kaluari.
Tv Klan