Ditëlindja e Barbana Dinit ishte një festë jo vetëm për vitet e jetës, por edhe për një tjetër arsye shumë të bukur: këngëtarja është sërish shtatzënë! Në një postim në rrjetet sociale, Barbana ka ndarë një video ku ajo feston ditëlindjen krah partnerit, vajzës dhe familjarëve e miqve, por dallohet edhe barku i saj i rrumbullakosur.
Festa e ditëlindjes u kthye edhe në një zbulim gjinie për beben që po pret çifti. Në shkrim, Barbana shprehet se ka dëshiruar shumë një motër për Ergolën e vogël. Në video, ngjyra e tortës zbulon që dëshira e saj është bërë realitet! Shumë shpejt, një tjetër vajzë do të vijë në krahët e tyre!
Kjo ditëlindje ishte shumë speciale për disa arsye! Kisha dritën time të syve në krahë, Ergolën, motrën time dhe tezen më të mirë në botë, Arlindën, vajzen e tezes, Kledian dhe shumë miq e të afërm që ndanë me ne këto momente të paharrueshme…
Gjatë kësaj kohe kam ëndërruar t’i bëj një motër Ergolës sime, një shoqe për gjithë jetën e Zoti ma plotësoi dëshirën. Unë dhe Eli nuk mund të ndihemi më të bekuar se kaq!
Faleminderit Zot për këto mrekulli…Mezi po të presim dashuri… Faleminderit gjysmës sime që si gjithmonë më surprizon për organizimin e kësaj feste ku zbuluam dhe gjininë e bebit… Faleminderit miq e të afërm që ishit të pranishëm në gëzimin tonë!
Më 15 shtator 2023, Barbana dhe partneri i saj mirëpritën në jetë Ergolën, emri i së cilës është një homazh për vëllanë e saj, Ergi Dinin.
/tvklan.al