Trajneri i Shqipërisë U-19, Julian Ahmataj, ka publikuar listën me lojtarët që do të jenë të grumbulluar për dy ndeshjet miqësore ndaj Malit të Zi.
Dy takimet janë planifikuar të zhvillohen më 11 dhe 13 Tetor, ndërsa kuqezinjtë kanë nisur grumbullimin këtë të hënë.
Përgatitjet do të zhvillohen në Shkodër, për tu nisur më pas drejt Podgoricës, aty ku do të luhet ndeshja e parë. Sfida e dytë është planifikuar të zhvillohet në Shkodër në “Reshit Rusi”.
Këto dy ndeshje miqësore janë testi i fundit për Shqipërinë e drejtuar nga trajneri Ahmataj për të kolauduar grupin kuqezi, pasi në muajin nëntor kuqezinjtë do të luajnë shansin e tyre në raundin e parë të kualifikueseve të Europianit 2025 për këtë grupmoshë.
Shqipëria është pjesë e grupit 11 së bashku me Izraelin, Danimarkën dhe Irlandën e Veriut dhe ka si objektiv kalimin në fazën “Elite Round”.
LISTA:
/tvklan.al