Një 48-vjeçar është vënë në pranga pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij të mitur.
Policia njofton se ka arrestuar Bledar Rakon banues në fshatin Golem. Mësohet se ka qenë vetë vajza që dicka të tillë ia ka deklaruar psikologes së shkollës e më pas kjo e fundit ka bërë kallëzimin në polici. Nga hetimet policore rezulton se 48-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me të bijën në mënyrë të përsëritur gjatë 4 viteve ndërsa rasti i fundit dyshohet se është regjistruar një vit më parë.
Uniformat blu kanë marrë në pyetje Rakon ndërsa ky i fundit ka mohuar që të ketë kryer diçka të tillë. Për të vërtetuar pretendimet e vajzës ajo do tu nënshtrohet kontrolleve mjekësore.
Klan News