Të gjithë e mbajnë mend Eva Alikajn në “Pallatin 176”, por a e dini si dukej fëmijë? Teksa u kthehej kujtimeve të fëmijërisë gjatë bisedës në programin “Rudina” në Tv Klan përmes fotove të vjetra, aktorja solli ndërmend edhe të atin e ndjerë.
Ai është ndarë nga jeta një vit e gjysmë më parë, por e shoqëron ende në veprën që Eva është në prag të prezantimit. Aktorja do të sjellë “Master class”, një shfaqje dedikuar ikonës Maria Callas, në të cilën është regjisore dhe protagoniste.
Eva Alikaj: Flokët e rralla,ashtu m’i krihte babi, më pëlqente kur m’i krihte ai. Mami m’i rregullonte pak më bukur po s’më dukej mua ajo modernia. Ose kishte një stil ai, kështu si Hitleri m’i bënte. Por mua më pëlqen gjithçka që kujtoj e tij, tani që e kam humbur. Babi deri para se të largohej, më thoshte: “Eva, ç’bëre me Callas-in”, se e dinte.
Rudina Magjistari: Vërtet?
Eva Alikaj: Po.
Rudina Magjistari: Ka shumë babai që është ndarë nga jeta?
Eva Alikaj: Një vit e gjysmë. Isha, domethënë mund të shfaqej edhe më parë, kam tentuar disa herë por nuk ka funksionuar. Tani më shoqëron mami, ja babi me mua, mami është në sfond. E bëj edhe për të, ndez një qiri aty në shtëpi dhe rri me mamin./tvklan.al