Rënia në Divizionin C duket se ka ndërlikuar edhe pozitat e trajnerit Sylvinho te kombëtarja shqiptare. Braziliani aludohet se do largohet nga stoli i kuqezinjve, pas eksperiencës jo shumë të mirë në këtë sezon të kompeticionit.

Për të shtuar thashethemet kanë menduar edhe mediat spanjolle. Sipas asaj që raportohet nga “Mundo Deportivo”, Sylvinho shihet si pasuesi ideal për Tata Martinon te Inter Miami. Skuadra amerikane e ka në listën e ngushtë të dëshirave teknikun e kombëtares sonë, që pas aventurës në drejtimin e një përfaqësuese duket se synon stolin e një klubi.

Favoritë për stolin e Inter Miami aktualisht janë Çavi Hernandez dhe Havier Maskerano, por tekniku aktual i Kombëtares shqiptare është gjithashtu pjesë e listës së kandidatëve. Emrat e lidhur me skuadrën e Mexhor Ligë Soker, janë kryesisht ish-lojtarë të Barcelonës, kjo edhe për shkak se pjesë e ekipit, janë futbollistë që kanë një të kaluar te katalanasit, si Lionel Messi, Zhordi Alba, Luis Suarez dhe Sergi Buskets. 

Silvinjo rinovoi me Federatën Shqiptare të Futbollit në verë, me kontratën aktuale që është e vlefshme deri në muajin Dhjetor të vitit 2025.

Klan News