Sillte probleme në shkollë, i riu: Nuk e di nga më buronte ajo energji negative

Me rastin e festës së mësuesit, drejtuesi i programit “E  Diela Shqiptare, në TV Klan, Ardit Gjebrea ishte në Korçë. Kevin, një djalë nga ky qytet kërkoi ndihmën e rubrikës “Ka një mesazh për ty”, për të realizuar një suprizë për mësuesin e tij.

Kevin rrëfeu se ka qenë një djalë tepër i shkathët dhe gjithmonë ka shkaktuar probleme duke i hapur mjaft probleme vetes. Madje ai thotë se atje ku ishte problemi atje ishte edhe ai. Por në gjithë këtë periudhë të vështirë, ai ka gjetur mbështetje dhe këshilla të urta nga profesori i tij i fiskulturës.

Kevin: Historia ime fillon në vitin 2006, kur mësuesi emërohet në shkollën tonë mësues edukimi fizik. Atëherë isha në klasën e pestë dhe asaj kohe kam qenë i regjistruar në një ekip për moshat. këtu në qytetin e Korçës me ekipin e Skënderbeut.

Ardit Gjebrea: Luaje futboll?

Kevin: Luaja futboll! Kjo më ndihmoi që të kem një njohje më të shpejtë dhe më të afërt me mësuesin duke qenë se ai ishte i edukimit fizik. Gjërat kalonin, kështu kalonin edhe vitet vajtëm në klasën e 7 dhe u rritëm. Këtu filluan edhe problemet pastaj për mua. Nuk e di nga vinin këto problemet, si rridhnin, por duket sikur më ndiqnin.

Ardit Gjebrea: Kush ishte fajtori?

Kevin: Tani që ka kaluar kohë dhe unë jam kthyer në retroskeptivë, e shikoj që unë kam qenë fajtori, por nuk e di nga më buronte ajo energji negative për të krijuar probleme në shkollë të themi.

Ardit Gjebrea:  Po çfarë bëje?

Kevin: Po thjesht në orën e mësimit, trazira, zhurmë, domethënë aty ku ishte problemi, aty isha edhe unë.

Ardit Gjebrea:  Problemi e ka emrin Kevin!

Kevin: Ekzakt! Unë u lidha shumë pas këtij mësuesi, se ai vërtet ishte një njeri serioz që e dashuronte punën e vet. Me të ardhur në shkollën tonë bëri një transformim të shkollës, të themi në aspektin e terreneve sportive që ai krijoi. Krijoi fushë futbolli, terren sportiv për volleyboll dhe fushë basketbolli, që shkolla jonë në atë moment nuk i kishte.

Ardit Gjebrea: Si i krijoi? Me iniciativën e tij, u financua nga shkolla?

Kevin: Ai fillimisht kishte atë dëshirën e tij për të bërë mirë domethënë. Në bashkëpunim me drejtorin e shkollës dhe disa nxënës që ishin më të rriturit e shkollës, që e ndihmonin atë me punë, të hapnin gropat ku vendoseshin shtyllat, ti rrinin pas atij për të realizuar atë që ai donte. Dua të them pak më shumë atë që ai ka bërë për mua, domethënë atë lidhjen e afërt që unë kisha me të. Nga këto trazira që vinin dhe shpejtoheshin, më thërrisnin në drejtori dhe vajtja në drejtori ishte shumë e shpeshtë, ishte bërë e padurueshme dhe prindërit thoshin ta heqim nga shkolla dhe ti zgjidhim problemet. Në një moment më kujtohet tani,kur kam thyer xhamin e shkollës, por e keqja më e madhe është se nuk ishte bërë dita që kisha zgjidhur një problem në drejtori.

Ardit Gjebrea: Sapo ishe rehabilituar!

Kevin: Shkoj me vrap që të përgatisja terrenin, se e shikoja çfarë më priste kësaj rradhe se ishte vërtet serioze. Isha me një shokun tim dhe i thashë të merrte ai përsipër dhe të thoshte që e theva unë.

Ardit Gjebrea:  Ratë dakord?

Kevin: Pranoi ai, domethënë shokët i kisha për vete.

Më tej, tregon se mësuesi e zbuloi që e kishte bërë ai dhe Kevin detyrohet të pranojë fajin. Mësuesi i ofron sërish mbështetje dhe e këshillon atë.

Kevin: Unë kam kontaktuar me emisionin tuaj, “E Diela Shqiptare”, për 3 arsye. Fillimisht unë dua ti shpreh mirënjohje time të thellë këtij mësuesi sepse përveç asaj që ka bërë për mua, unë e shoh si një shembull atë, që profesioni i mësuesit nuk është vetëm i mësuesit si rrogëtar, por si prind dhe më shumë. Që gjithmonë është afër problematikave dhe ato që tejkalojnë problematikat e shkollës. Arsyeja e dytë është që ti kërkoj falje. Edhe pse e di që e kam mërzitur dhe e kam vënë në pozitë të vështirë, edhe përballë kolegëve të tij ku ai këmbëngulte, diskutimet e tij të kolektivit. Dhe së treti, dua ta promovoj figurën e tij si të një mësuesi ideal dhe një edukatori të vërtetë, që të jetë një shembull dhe inspirim për brezat që vijnë për t’u bërë mësues të ardhshëm.

Emocione dhe lot, nxënësi surprizon pas shumë vitesh mësuesin: U bëre njeri mbi të gjitha…

Rubrika “Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e një djali nga Korça të quajtur Kevin. Ai tregoi se kur ka qenë në shkollë 9-vjeçare ka qenë një nxënës mjaft problematik, por mbështetja dhe këshillat e mësuesit të tij të fiskulturës, e kanë ndihmuar dhe inkurajuar atë që të ndryshonte dhe të ecte përpara.

Ai kontaktoi me emisionin për t’i shprehur publikisht mirënjohen mësuesit të tij, për t’i kërkuar falje, por edhe për të promovuar figurën e tij, si atë të një mësuesi ideal dhe një edukatori të vërtetë që të jetë një shembull dhe inspirim për brezat që vijnë.

Profesor Sotiri: Ku je mo Kevin! Më bëhet qejfi shumë.

Kevin: Je shumë i madh!

Profesor Sotiri: Ke mbetur në gjurmët e trurit tim.

Kevin: S’të kam harruar asnjëherë.

Profesor Sotiri: Ah mo Kevin!

Kevin: Vërtet koha kalojnë dhe ditët mbeten në harresë dhe sikur zbehen ato ngjarjet, por unë nuk të kam harruar asnjëherë për atë që ke bërë.

Profesor Sotiri: Unë kam pyetur dhe motrën tënde dhe më bëhet qejfi që vazhdon stazhin, u bëre tamam kuadër mësues dhe të jesh kështu shëmbullor në punë.

Kevin: Faleminderit, je njeri shumë i veçantë dhe ke ndikuar shumë në jetën time dhe ke lënë vërtet gjurmë dhe të kam si shembull për të ardhmen time.

Profesor Sotiri: Faleminderit shumë! Nuk të harroj kurrë. Nxënës i rrallë në gjithë karrierën time. U bëre njeri mbi të gjitha. Ai Kevin, që ishte tamam i shkathët. Unë kam patur këtë parim që nxënësit që janë të shkathët dhe pak të vështirë në thonjza, ata janë për mua truri i shkollës.

Feston 80-vjetorin e lindjes, e moshuara habitet kur shikon Ardit Gjebrean

Rubrika “ Ka një mesazh për ty” në Tv Klan solli sot një surprizë dhe një befasi mjaft të bukur për zonjën Resmie, e cila feston 80-vjetorin. Fëmijët e saj jetojnë të gjithë jashtë vendit, por ata kanë vendosur t’i bëjnë një suprizë të bukur, prandaj kanë kërkuar edhe ndihmën e programit.

Drejtuesi i emisionit, Ardit Gjebrea ka shkuar personalisht për t’i dërguar mesazhin zonjës Resmie dhe për ta çuar tek vendi ku është organizuar edhe surpriza. Ajo emocionohet pafund kur hap derën dhe shikon që përballë saj qëndron Ardit Gjebrea.

Resmie: O të keqen. Po unë kisha mall kur të shikoja.

Ardit Gjebrea: Po si je?

Resmie: Mirë. Urdhëroni brenda!

Ardit Gjebrea: Për ty kam ardhur! Më dëgjo me vëmendje se sot do të dedikohem ty.

Resmie: Të keqen Arditi. Je kaq i mirë.

Ardit Gjebrea: Unë po iki, gocat do të bëjnë të bukur dhe pas një ore do vij të të marr dhe do ikim bashkë diku.

Resmie: Po këtu tek unë ç’kërkove?

Ardit Gjebrea: Për ty kam ardhur!

Resmie: Po ku e gjete shtëpinë time ti?

Ardit Gjebrea: Ma treguan!

Resmie: Kush të tregon?

Ardit Gjebrea: Ehh të gjitha do t’i them unë ty?

Resmie: Po çfarë do marrim ndonjë gjë kështu? Raki të mirë!

“Kisha 20 vite pa u takuar me motrat dhe vëllain sepse…”

Rubrika “Ka një mesazh për ty” në TV Klan solli ditën e sotme surprizën e bukur që 6 fëmijët i bënë zonjës Resmie për 80-vjetorin e lindjes.

Prej shumë vitesh ata jetojnë jashtë vendit, 3 vajzat në Amerikë, ndërsa 1 djalë dhe dy vajzat e tjera në Greqi. Largësia mes tyre i bënë të pakta herët kur ata mblidhen të gjithë së bashku si familje.

Hera e fundit kur janë takuar të gjithë ka qenë para disa vitesh, por sot ata takohen jo vetëm me njëri-tjetrin, por edhe me nënën e tyre.

Myzi: Ne jemi 5 motra dhe një vëlla dhe si shumë familje shqiptare kemi emigruar, vëllai dhe dy motra jetojnë në Greqi dhe 3 motrat në Amerikë. Kështu që ne kemi ardhur të gjithë nga Amerika dhe nga Greqia sot dhe mamaja nuk  e di që jemi mbledhur për ditëlindjen e saj.

Ardit Gjebrea: Ajo di që ka ardhur vetëm?

Myzi: Vetëm motra Natasha që jeton në Greqi. Ajo nuk e pret që unë të jem këtu sepse pata disa probleme shëndetësore në Dhjetor, kështu që nuk e imagjinon kurrë që unë të jem këtu.

Ardit Gjebrea: Duhet të marrim masa edhe për mamanë, se këto janë surpriza shumë të forta.

Myzi: Po shumë të forta dhe unë nuk e mendoj që vërtet po e përjetoj këtë moment dhe që jam pranë teje.

Ardit Gjebrea: Sa vite keni që keni ikur?

Myzi: 15 vjet!

Ardit Gjebrea:  Dhe fëmijët e tjerë?

Myzi: Motra tjetër ka 13 vjet që ka ikur, ndërsa motra e vogël ka 20 vjet.

Ardit Gjebrea:  Kur ka qenë hera e fundit që ju jeni mbledhur të 6 fëmijët bashkë?

Myzi: Ne kishim 20 vite pa u takuar, para disa vitesh jemi takuar pas 20 vitesh të gjithë bashkë sepse unë kam ardhur vetëm dy herë në Shqipëri. Në momentin që kam ardhur jemi takuar vetëm dy motra dhe vëllai, por jo të gjithë bashkë.

Ardit Gjebrea:  Me ç’rast u takuat ju të 6 bashkë?

Myzi: Ne nuk ishim takuar bashkë dhe ne vendosëm që të bënim një takim të gjithë, motra, vëllezër dhe fëmijë së bashku. Kështu që për fëmijët e mi ishte hera e parë, që u takuam me kushërinjtë me dajot, me tezet.

Ardit Gjebrea: Është trishtim në fakt që të kujtosh se si ndahen vëllezërit, motrat.

Myzi: Është shumë e dhimbsur!

Më tej, Myzi tregon se prindërit kanë bërë shumë sakrifica dhe ka qenë e vështirë për ta sepse kanë qenë 6 fëmijë. 

“Tani po e besoj çfarë dashurie dhe shok kam patur”

Rubrika “Ka një mesazh për ty” në Tv Klan solli ditën e sotme një histori tepër të veçantë, e cila vendosi në fokus miqësinë e sinqertë dhe të pastër midis dy shokëve.

Zhulieta tregoi në studio se motivi që ajo kishte kontaktuar me programin ishte babai i saj dhe dëshira e tij e madhe prej vitesh që të takonte mikun e tij të ushtrisë.

Sipas saj, ai ishte jo vetëm shoku i tij më i mirë, por edhe vëllai i tij sepse lidhja mes tyre ishte shumë e fortë.

Zhulieta: Babi im është në moshën 72-vjeçare, është një prind që çdo fëmijë do ishte krenar të ishte fëmija i tij.  Ai ka sakrifikuar gjithë jetën e tij, çdo gjë, që të na plotësojë ne çdo dëshirë, të na shkollojë, ka sakrifikuar deri në detajet më të vogla veten e tij. Edhe babi ka patur një dëshirë tepër të madhe, ka patur një shok shumë të ngushtë dhe unë falenderoj që m’u dha mundësia t’i plotësoj dëshirën e tij. Babi ka shkuar në ushtri në moshën 19-vjeçare, në Bilisht të Korçës. Ai tregon se mbas disa ditësh është takuar  me një person që është bërë shok e vëllai i  tij.

Ardit Gjebrea: Me emrin?

Zhulieta: Qazim Kaçeli! Babi flet për një marrëdhënie jo shok por vëllezër, ka qenë një marrëdhënie shumë e fortë. Secili vazhdoi jetën e tij, babi erdhi në Koplik se aty jeton, u martua, u bë me fëmijë. Ndoshta angazhimet familjare, dëshira ka qenë e madhe për të patur kontakte, por jeta ka ardhur e tillë dhe nuk u krijua mundësia. Edhe pse mendimet çdo ditë, bisedat me familjen, çdo darkë familjare, gjithmonë Qazimi ka qenë tema më e diskutueshme. Në vitet ’90, Qazimi ka ardhur në Koplik, ne kishim lindur. Atë ditë që Qazimi ka ardhur mami ishte në shtëpi vetëm. Trokiti dikush tek dera, doli mami: Përshëndetje! Ti je gruaja e Bajramit? Po i thotë mami. Më njeh ti mua? Po i thotë mami. Më njeh? Je e sigurt? Po i thotë mami, ti je Qazimi.

Ardit Gjebrea: Mami pa e parë kurrë Qazimin, i thotë ti je Qazimi?

Zhulieta: Po pa e parë kurrë!

Ardit Gjebrea: Si ka mundësi?

Zhulieta: Si ka mundësi, i thotë Qazimi. Ku më njeh ti mua? Atëherë thotë mami, Qazimi pa vazhduar më tej muhabetin ja nis të qajë, u emocionua tepër shumë. Tha kam patur të drejtë, tani po e besoj çfarë dashurie dhe shok kam patur, se përderisa kanë kaluar kaq shumë vite, një person që s’më ka parë, fëmijët e tij po më njohin.

“Ah Ardit ma fike kandilin”, emocioni i veçantë kur takohen dy shokët e jetës

Zhulieta i është drejtuar rubrikës “Ka një mesazh për ty” në Tv Klan për të plotësuar dëshirën e babait të saj.

I ati Bajrami, kujton me mall çdo ditë shokun e tij të ushtrisë. Hera e fundit kur ata janë takuar ka qenë para 26 vitesh, por largësia dhe mungesa e kontaktit nuk e ka zbehur miqësinë mes tyre, përkundrazi e ka forcuar edhe më shumë atë.

Në studio, dy shokët takohen sërish me njëri-tjetrin dhe Bajrami nuk mban dot lotët, kur shikon në anën tjetër të ekranit zotin Qazim.

Zhulieta: Unë po të them që jam afër një personi që ndoshta do të kujtohet.

Bajram: Ku e paske gjetur more Ardtit këtë njeri! Ah Ardit ma fike kandilin!

Ardit Gjebrea: Kush është?

Bajram: Shoku më i ngushtë i jetës! Ah more Qazim, mor Qazim! (Qan)

Qazim: Kemi patur një shoqëri.

Ardit Gjebrea: Çfarë është Qazimi për ty?

Bajram: S’di fjalë për Qazimin. Jeta ushtarake është një jetë që s’harrohet.

Ardit Gjebrea: Qazimi ka bërë shumë për ty kur ishe ushtar apo jo?

Bajram: Shumë më shumë!

Ardit Gjebrea: Është kujdesur?

Bajram: Shumë!

Ardit Gjebrea: Tha kemi ndarë kafshatën bashkë?

Bajram: Po e vërtetë! Nuk di fjalë, po të dija të shkruaja për Qazimin do shkruaja një roman me shumë faqe.

Ardit Gjebrea: Hera e fundit kur jeni takuar ka qenë viti 1994, kur Qazimi ka ardhur në shtëpinë tënde?

Bajram: Po e vërtetë!

Ardit Gjebrea: Pastaj humbët?

Bajram: Po!

Ardit Gjebrea: Dhe sot u gjetët prapë!

Bajram: Faleminderit ju për gjithçka!

Ardit Gjebrea: Jam e sigurt që keni shumë gjëra për të folur dhe për të diskutuar!

Bajram: Shumë!

Dy shokët takohen së bashku.

Qazimi: Bravo të qoftë! Nuk e prisja, por e bëri realizim të shkëlqyer. Kjo tregon se më ke dashur dhe të kam dashur me zemër.

Nëna: I thashë çunit hajde nga Italia, se mbete pa martuar

Rubrika “Shihemi në gjyq” në Tv Klan solli ditën e sotme problemin e zonjës Manushaqe me pronën e saj në Peqin. Përballë saj në seancën e ndërmjetësimit ishte nusja e djalit të saj, Burbuqja.

Manushaqja pretendon se një pallat pa leje është bërë në kopshtin e shtëpisë së saj në vitin ’90, duke i bllokuar në këtë mënyrë hyrjen.

Pa asnjë zgjidhje vendosin të vijnë në Tiranë, ndërsa dy djemtë shkojnë në Itali, për të punuar dhe ndihmuar ekonomikisht familjen.

Eni Çobani: Si është problemi Manushaqe?

Manushaqe:  Unë bleva shtëpinë e Hamit Godellit, bëra një shtëpi me gurë dhe me baltë. Burri mësues 46 vjet, 15 vjet ka punuar në Këshillin e Rrethit. Si nuk mori dy lekë ai moj zonja ime, kur shokët e tij bënë vila, bënë dyqane, i bënë të gjitha. Edhe u ngrit pronari i tokës në vitin 90’ zuri vendin aty, mua pallatin ma la shteti, i kam me letra, me të gjitha të regjistruara. Na nxorri ne dhe gjithë pallatin dhe tha ja ku e keni. Dakord tha Hilmiu. Dhe ti më tha mua futu brenda se të çoj në Shpat të Mirditës.

Eni Çobani: Të tha burri?

Manushaqe: Po më tha mua futu brenda se mirë jemi këtu, se dhe pallati u bë në kopshtin tim moj zonja Eni, u bë dhe asnjë lekë. Në ’90 demokracia, kush mori pronat e veta, kur pa burri dhe tha ç’po bëhet kështu? Ai i kishte krahët e ngrohtë, ai që vuri pallatin, vuri policin 24 orë, deri sa ngriti murin.

Eni Çobani: Atëherë ai ju pengon ju hyrjen në banesën që keni patur?

Manushaqe: Po na pengonte hyrjen!

Eni Çobani: Që nga ai moment, ju ku banuat zonja Manushaqe?

Manushaqe: Aty banonim ne, 25 vjet. Mbas 2000 kemi ardhur në Tiranë.

Eni Çobani: Pra keni gati 20 vjet që qëndroni në Tiranë tani?

Manushaqe: Po. Më kanë ikur fëmijët 15 vjeç, me gomone në Itali.

Eni Çobani: Ju erdhët në Tiranë, e latë Peqinin?

Manushaqe: Po blemë një shtëpi. Çuni më tha mami s’ka më punë në Itali. Hajde i thashë se u bëre 40 vjeç, kur do martohesh ti? Hajde thashë të të martoj nëna. Se thoshte daja im një gjë të madhe. Kush është më e shtrenjtë pasuria apo fëmija? Është fëmija në radhë të parë pastaj pasuria.

Eni Çobani: Dhe i martove djemtë apo jo?

Manushaqe: I martova djemtë, morën dhe nuset! 

Ka frikë nga tërmetet në Tiranë, Manushaqja: Do iki të jetoj në Peqin si konteshë

Seanca e ndërmjetësimit në “Shihemi në gjyq” në Tv Klan, vendosi përballë njëra-tjetrës vjehrrën me nusen e saj. Shkak është shtëpia që ata kanë në Peqin.

Zonja Manushaqe pretendon se djemtë dhe nuset e saj nuk e ndihmojnë aspak që shtëpia të rregullohet dhe ajo të shkojë të jetojë aty si një “konteshë”. Ajo tregon se nuk dëshiron të banojë më në Tiranë nga frika e tërmeteve.

Nga ana tjetër, nusja e saj Burbuqja i thotë se nuk duhet të iki për të jetuar në Peqin, pasi ajo e ka vendin pranë tyre.

Burbuqja: Më fal, ti mami pse më ke sjellë mua këtu?

Eni Çobani: Po do ta dijë ajo me të drejtë.

Manushaqe: Unë këtu të kam sjellë në radhë të parë, se unë me çunat e mi, i kam si nuk i ka bota. Por unë dua një zgjidhje se është puna këtu, ndryshuan kohët nuk jam më si më përpara, që mbajta unë 26 vjet vjehrrën. Unë dua të rri si zonjë e rëndë në shtëpinë time, të punoj, të luftoj, të vini dhe ju atje, por unë nuk kam të ardhme. Gruaja në këtë ditë, se ju moshat e reja jeni si hoxha i natës.

Ardit Gjebrea: Çfarë bën hoxha i natës?

Manushaqe: Hoxha i natës fryn këtu në vesh, çu çu, çfarë do bëj çuni i shkretë, unë i kam punëtor, por dua të më ndihmoj këto njëçik, këto kemi halle mami, kemi halle.

Burbuqja: Çfarë do në Peqin ti mami, se në Peqin s’ke as shtëpi, asgjë aty?

Manushaqe: Kam 45 vjet që më ka punuar burri, nuk më piu një kafe, që më ndihmoi gjithë Peqinin, që ishte shef organizimi i Peqinit. Unë dua të iki atje, dhe ai 46 vjet që punoi atje dua djersën time, dua shtëpinë time, dua të jem konteshë kur të shkoj në shtëpinë time. Atje kam punuar unë moj nënë, nuk kam punuar këtu.

Ardit Gjebrea: Kontesha e Peqinit!

Manushqe: Po, dua të iki ta ndërtoj unë shtëpinë atje, pse të tundem unë në pallat këtu, kam frikë unë më dridhen këmbët. Më ka hyrë frika sa u tund pallati kështu, unë nuk po fle gjumë.

Ardit Gjebrea: Shiko se ne po shpresojmë që mos tunden më pallatet, ti mund të shkosh në Peqin dhe të tundet gjithë Peqini pastaj, ku e di ti?

Manushaqe: Jo, jo dilet shpejt aty, se kam shtëpinë time unë aty. Kam 546 metra tokë me portokalle dhe limona dhe ai për 30 mijë lekë në muaj.

Burbuqja: Shtëpia është e pabanueshme dhe nuk mund të shkosh ti të jetosh atje? Ti do rrish në shtëpi me ne.

Manushaqe: Unë Burbuqja e nënës, shtëpi me vete s’kam për të marrë. Por të shkojmë ta rregullojmë, të rrimë 3 muajt e verës, 4 muaj, 5 muaj. Ju nuk më ndihmoni. E di more zoti Ardit se më iku dhe ai qiraxhiu, se binte shiu i gjithë brenda, ik ore i thashë se binte shtëpia dhe më çojnë dhe në burg thashë, se çfarë s’bëjnë këta, të futin brenda. Ec i thashë dil. Sot e kësaj dite, të shkoj ta shoh kryetari i bashkisë, në qoftë se unë gënjej. Është bërë shtëpia hapa- dollapa, mua s’më zë gjumi. I lutem këtyre vini 5 lekë, nuk kemi thonë se ka blerë dyqan çuni i madh, dyqan çuni i vogël. Unë s’kam çfarë bëj.

Burbuqja: Po tani ne s’e kemi mundësinë, më vonë të ndihmojmë. Po ti hajde rri me ne, se ne të mbajmë në shtëpi, s’ke pse ikën në Peqin.

Manushaqe: Po nuk e di unë, njëçik ju, njëçik unë ta ndërtojmë atë shtëpi, se nuk më zë gjumi, e kam bërë me djersë, nuse e re.

Gruaja kërkon të përmbushë amanetin e burrit: Si i zure rrugën një njeriu fukara?

Rubrika  “Ka një mesazh për ty” në Tv Klan solli ditën e sotme rastin e zonjës Manushaqe, e cila prej 20 vitesh është larguar nga Peqini dhe banon në Tiranë. Ajo pretendon se një ndërtim pa leje i ka bllokuar hyrjen për në banesën që ka në Peqin.

Manushaqja madje pranon edhe të ballafqohet me personin që ka bërë ndërtimin dhe situata të zgjidhet. Sipas saj, bashkëshorti u largua nga kjo jetë me një pishman të madh para 4 vitesh, dhe prandaj ka ardhur në këtë seancë ndërmjetësimi, për ta çuar amanetin e tij deri në fund.

Manushaqe: Unë i kërkoj vetëm zotit Burhan Elezit, se ai ka vdekur tani, por ka djalin. Si e zure rrugën ti more? Qysh më prishe shtëpinë, si ma more tokën, bleva tokën me lekë. Punova shumë, me gjithë burrin e sëmurë dhe kur erdhi puna as shtëpi, as katandi.

Eni Çobani: Zonja Manushaqe, ju pretendoni që pa marrë pëlqimin e askujt, zoti Artur Elezi ka ndërtuar një ndërtim pa leje apo jo?

Manushaqe: Po!

Eni Çobani: Dhe ju për këtë bllokim keni bërë disa kërkesa?

Manushaqe: Po, po!

Eni Çobani: Çfarë ndodhi më tej?

Manushaqe: Unë shkova tek Kryetari i Bashkisë, para këtij që është tani, një zotëri djalë, mos e bëftë nënë më të mirë. Por kur kanë shkuar këta të tjerët, si nuk kanë njëçikë cipë, si bënë vila, si bënë gjithë këto gjëra të bukura për vete? Si i zure rrugën fukarait ti? Një njeriu të ndershëm që dinte vetëm drejtësi.

Eni Çobani: Nga dokumentacioni i paraqitur nga zonja Manushaqe, e cila pretendon se ky zotëri ka bërë një ndërtim pa leje, të cilën e ka futur në legalizim në vitin 2014 dhe është vërtetuar plotësisht se ndërtimi është pa leje dhe ka bllokuar edhe rrugën e hyrjes së zonjës. Unë sigurisht e ftoj patjetër, që nëse ai do dëshirojë të dalë përballë zonjës Manushaqe, me faktet dhe provat që ajo ka paraqitur në këtë seancë ndërmjetësimi dhe për ta sqaruar plotësisht, që a është e vërtetë që zoti Artur Elezi e ka bllokuar me objektin e tij, rrugën për të hyrë në banesë apo jo. Ju besoj që e merrni përsipër përballë tyre apo jo?

Manushaqe: Patjetër! Unë vetëm këtë i kërkoj atij, nëse unë do kisha shembur shtëpinë e tij, çfarë do kishte bërë ai? Shiko çfarë fëmijësh ka rritur Hilmiu, me një kulturë, me një edukatë, i thoshte: Babi nuk ke punë me atë, se vritesh. Deri sa para 4 vitesh vdiq qyqi, por me një pishman të madh, prandaj kam ardhur këtu, të çoj amanetin e tij në fund. /tvklan.al