#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.
enicobani #shiheminegjyq #tvklan #edielashqiptare #motervella #prona #zaptim #divorc #merita #jetnor #durres
“Më mori në telefon t’i lyeja shtëpinë”, ish-burri akuzon Meritën:Mashtruese!Më ke përdorur si vegël
“Shihemi në Gjyq” vijon me çështjen e javës së kaluar, të Jetnorit por këtë herë ai ndodhet përballë motrës së tij. Jetnori ka deklaruar se motra e tij, Merita i ka zaptuar shtëpinë. Kjo u konfirmua edhe nga kunati i tij, Hekurani gjatë një bisede telefonike në studio.
Rezulton se në fakt, Merita është divorcuar nga Hekurani. Ndërmjetësja e rubrikës së programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan e telefonon për të sqaruar gjithçka mbi këtë situatë.
Eni Çobani: Merita Reçi sapo ka deklaruar që kam 6 muaj që jam divorcuar nga z. Hekuran Reçi. Më ke thënë jam i martuar me Merita Reçin. Je i divorcuar apo je i martuar sepse nuk je edhe bashkëshorti i parë më duket, apo jo? Je i dyti.
Hekuran Reçi: I dyti, i dyti.
Eni Çobani: Je bashkëshorti aktual i znj. Merita Reçi dhe zonja mban mbiemrin tuaj.
Merita: S’jam me mbiemrin e atij, kam marrë mbiemrin e babait tim, Lavdari dhe nuk e marr më mbiemrin e tij.
Eni Çobani: E ke marrë vesh që të ka ndarë bashkëshortja apo jo?
Hekuran Reçi: Jo. Eni Çobani: Merre vesh sot që je ndarë o Hekuran. Nuk e ke grua më!
Hekuran Reçi: Ajo është një mashtruese sepse 10 vjet më ka ngrënë 70 mijë euro! Në datën 20 mars kam shkuar te shtëpia, më ka marrë në telefon hajde se kam bërë gabim, e i kam shkuar i kam lyer shtëpinë brenda e jashtë, pasi mbaroi puna e shtëpisë, trrak mbylli derën si gjithmonë. Mua më ka përdorur ajo, vegël vetëm për lekë.
Merita: Mos e dëgjo se është kokrra e mashtruesit, është një maskara.
Hekuran Reçi: Unë s’kam fare dijeni për gjyqin! Pse nuk ma tha mua ajo kur isha në datën 20 mars atje që unë të kam ndarë ty, më mori dhe i leva shtëpinë.
Akuzon motrën se i ka zaptuar pronën, vëllai i bën ofertën e fundit: Do të të jap 15 milionë lekë
Pas përballjes me gruan javën e shkuar në “Shihemi në Gjyq”, Jetnori vijon konfliktin me motrën, Meritën. Ai thotë se ajo i ka zaptuar pronën e tij. Në të vërtetë, sipas sqarimit të Eni Çobanit Jetnori është pronar dhe Merita ka qëndruar në shtëpi sepse babai i tyre i ndjerë kishte bërë një kontratë që e lejonte këtë.
Pasi ai u largua nga jeta, pronar mbetet vetëm Jetnori dhe kontrata nuk është më e vlefshme. Konflikti mes tyre në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan është mjaft i nxehtë. Jetnori thotë se ai i ka ofruar mjaft mundësi së motrës, por tregohet sërish bujar dhe ka një ofertë të fundit.
Jetnor: Ajo ka përfituar dhe do të përfitojë akoma.
Merita: E ke shumë gabim.
Jetnor: Një njeri që mendon, të mendojë kaq, ore unë kam kaq kohë që jetoj te shtëpia e këtij vëllait, që i kam bllokuar shtëpinë trekatëshe, që unë i kam dhënë të gjitha mundësitë, që kishte të drejtë të bëhej me lekë që unë s’i thosha kurrë gjë, që vetëm të kishte lekë e të ecte përpara, të jepte katin e tretë me qira, lekët t’i mbante për shtëpinë e vet.
Merita: Kati i tretë është i pa rregulluar.
Ardit Gjebrea: A ka ndonjë mundësi që ti ta ndihmosh motrën dhe të gjesh një rrugëzgjidhdje meqë jemi këtu?
Jetnor: Rrugëzgjdhja ime është kështu, nga shtëpia ajo do të gjejë mundësi të dalë, do t’i lë afat të dalë nga shtëpia, një. E dyta, kur ajo të bëhet gati të gjejë shtëpi, unë do t’i jap 15 milionë lekë, do t’ia paguaj unë si fillim pastaj të vazhdojë këstet si të tjerët. Pastaj tolerim më nuk ka.
“Më ke ndarë nga nëna për së gjalli!”, motra e lënduar i kthehet Jetnorit: Mua më mohove!
Edhe pse e pranoi ofertën e Jetnorit për të marrë 15 milionë lekë dhe të dalë nga shtëpia sa më shpejt të jetë e mundur, Merita është e lënduar. Gjatë seancës së “Shihemi në Gjyq”, motër e vëlla u përballën ashpër me njëri-tjetrin dhe në një moment, Jetnori e zhvlerësoi kujdesin e Meritës ndaj prindërve.
Debati në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan rindizet sërish dhe Merita i kthehet Jetnorit duke i përmendur që ai e ka ndarë për së gjalli prej nënës.
Merita: Ai e hodhi poshtë motrën e vet, mohoi që jam motra e tij. Çfarë të pres më?
Jetnor: Pse çfarë do të bëj më shumë unë ty, ofertën ta bëra.
Merita: S’ka më! Mbaj Hekuranin, mbaj mashtruesin! Mbaj atë! Dëgjove! Mbaj atë se është më i mirë! Fol në telefon me Hekuranin!
Ardit Gjebrea: Çfarëdo të ndodhë, ne në jetë, nënën,babain, motrën, vëllain nuk i zgjedhim dot, por ata janë gjaku ynë…
Merita: E mohoi pra që jam gjaku i tij! Ardit Gjebrea: Le të qetësohemi dhe… Merita: Ke 4 vjet more që s’ma ke sjellë nënën në shtëpi more! Nuk e kam parë 4 vjet mamin në shtëpi more! Çfarë vëllai je ti more?
Jetnor: Ti nënës i the “për mua je e vdekur”.
Merita: Po çfarë thua more? Unë nuk flas dot në telefon me atë more.
Jetnor: I thotë çupa nënës ashtu?
Merita: Unë nuk flas dot more! Nuk më lënë të flas, nuk më lë gruaja jote të flas në telefon! Ka 4 vjet, sa mirë i bëre letrat për nusen tënde, sa mirë vjen në Shqipëri, pse nuk e sjell mamin në Shqipëri ta takoj?
Jetnor: Është pa letra!
Eni Çobani: Sa vite ke pa e parë nënën?
Merita: 4 vjet kam që s’e kam parë! 4 vjet! Na ke ndarë për së gjalli more! Ti dhe nusja jote!
Jetnori i plotëson dëshirën Eni Çobanit, përqafon motrën e përlotur
Seanca e “Shihemi në Gjyq” mes Jetnorit dhe Meritës ishte mjaft e vështirë, por suksesi i rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan qëndron te gjetja e urave të komunikimit mes palëve.
Jetnori pranoi që të lejonte motrën e tij, Meritën të qëndronte në pronën e tij me tre djemtë për të paktën 3 muaj. Gjatë kësaj kohe, ajo duhet të gjejë një alternativë tjetër dhe ai i ka ofruar 15 milionë lekë si ndihmë.
Por nuk mbaroi me kaq. Ndërmjetësja Eni Çobani i kërkoi Jetnorit që t’i plotësonte asaj një dëshirë. Ajo kërkoi që motër e vëlla të linin mënjanë gjuhën e ashpër, mosmarrëveshjet e gjithçka tjetër dhe të kishte një përqafim.
Dëshira e Çobanit u realizua dhe Jetnori e përqafoi Meritën e përlotur duke dhuruar emocione të bukura në studio.
/tvklan.al