#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.
#enicobani #shiheminegjyq #tvklan #edielashqiptare #shtëpi #nenebije #divorc #itali #vlore #braktisje #femije #joana #violeta
“Le 5 fëmijë, u bëra nëna e motrave dhe vëllezërve!”, vajza përzë mamanë: Nuk të njoh!
Joana ka ardhur nga Greqia për t’u përballur në “Shihemi në Gjyq” me nënën, Violetën që vjen nga Italia. Konflikti mes nënë e bijë nis nga një plagë e vjetër. Joana nis të rrëfejë për rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan se nëna ka lënë atë dhe 4 fëmijët e tjerë në vitin 1999 duke u larguar drejt Italisë. Nga ai moment, Joana është detyruar të kujdeset për motrat e vëllezërit edhe pse vetë ishte rreth 11 vjeçe.
Tani që është rikthyer, Violeta kërkon të qëndrojë në shtëpinë e djalit, por Joana s’e lejon. Ajo i thotë nënës se nuk ka asnjë shtëpi pasi vëllai është në gjendje të vështirë shëndetësore.
Joana: Kam sjellë nënën këtu për arsye sepse kam pasur një telefonatë tronditëse, kështu e ndiej unë. Mamaj ime ka ikur në vitin ’99 jashtë shtetit, në Itali. a lënë 5 fëmijë. Motra e madhe ishte martuar dhe kemi ndenjur akoma 4.
Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishe ti?
Joana: Unë mund të kem qenë 10-11 vjeçe.
Ardit Gjebrea: Dhe ishe fëmija i dytë.
Violeta: Ku është problemi që kam ikur unë për shembull?
Joana: Është shumë problem.
Violeta: Edhe për mua ka qenë problem.
Joana: Mund të lihet një fëmijë? Si do t’iushqej unë këta fëmijët, motra, vëllezër? Njeri s’kisha, dhimbjen e nënës e kisha. Kur unë kisha nevojë, nëna ime u largua dhe më kthehet mua sot dhe kërkon të rrijë te vëllai im që është i sëmurë, invalid?
Violeta: Prandaj erdhe nga Greqia ti, të më nxjerrësh përjashta mua si mama?
Joana: Nuk ka të drejtë, çfarë shtëpie ka? Nuk ka asnjë lloj shtëpie këtu.
Violeta: Si s’kam shtëpi unë moj?
Joana: Nuk ke shtëpi këtu.
Violeta: Unë që aty nuk lëviz moj! E ke gabim!
Joana: Nuk ka të drejtë të qëndrojë në shtëpinë e vëllait tim!
Violeta: Ik kërkoji llogari babait tënd, ku është problemi që unë kam ikur? Një grua po të jetë mirë me burrin nuk i lë fëmijët e saj.
Violeta nis të thotë se burri i saj bënte sjellje barbare ndaj u detyrua të ikte e të linte fëmijët, por vajza deklaron që ajo as nuk ka kontaktuar me fëmijët. Joana shton se u bë ajo nënë për më të vegjlit dhe ia doli e vetme.
Joana: Një telefonatë s’e ka bërë, një ndihmë për fëmijët nuk është gjendur, më vjen pas kaq vitesh që as nipërit, as mbesat nuk e njohin, si është e mundur?
Violeta: Unë telefonata kam bërë, po juve që nuk më përgjigjeshit në telefon e sa kam patur mundësi, aq sa kisha rrogën, ju nisja. Ju ishit të vegjël. Babai juaj thotë që nuk ju kam nisur kokërr leku!
Joana: Unë nuk njoh asnjë prej tyre, unë njoh që rrita vëllezër, motra, i martova vetë. Unë njoh që u largova, unë njoh që çdo gjë akoma unë po i paguaj.
Eni Çobani: Pra ju e quani veten si nënë?
Joana: Unë jam nëna e motrave dhe vëllezërve!
Violeta: Po pse tregohesh kriminele me mua moj çupë?
Joana: Nuk jam kriminele, kjo është e vërteta!
Violeta: Po pse, doja unë të lija kokën time unë moj? Të lija kokën time, të vije të më qaje te varri, të më sillje lule moj?
Nëna ngulmon se ajo nuk i ka lënë fëmijët dhe ka bërë përpjekje t’i marrë me vete, por ka hasur pengesa të shumta. Joana nuk bindet dhe thotë se nuk e njeh as si nënë Violetën.
Joana: Nuk e njoh për nënë këtë!
Eni Çobani: Pra, ti e njeh nënë këtë për letra, jo për zemër?
Joana: Për zemër nuk e njoh!
“Kjo do një kështu!”, nëna matet të godasë vajzën!
Joana fajëson nënën e saj, Violetën në “Shihemi në Gjyq” se iku duke lënë pas 5 fëmijë. Në fillim të rubrikës së ndërmjetësimit nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Joana shpjegoi se Violeta u largua në Itali duke lënë Joanën 11-vjeçare të kujdesej për motrat e vëllezërit më të vegjël, gjë që ajo e bën ende.
Violeta kërkon që sot të jetojë në shtëpinë e djalit dhe vajza s’e lejon. Ajo i thotë se nuk e njeh si nënë pasi nuk mendoi fillimisht për ta. Debati mes tyre përshkallëzon dhe Violeta tenton ta godasë.
Joana: Nuk e njoh për nënë këtë!
Eni Çobani: Pra, ti e njeh nënë këtë për letra, jo për zemër?
Joana: Për zemër nuk e njoh!
Eni Çobani: Po në letra e ke nënë?
Joana: Jo, nuk ekziston!
Violeta: Moj mos justifiko babanë tënd ti moj se unë kam bërë shumë sakrifica për ty moj! Mos u ndiko ndaj mamasë moj se mamaja të qan hallin moj, babai jot është me tjetër grua moj! Unë babain tënd e kam hedhur në gjyq se unë erdha t’ju merrja, babai jot nuk më ka lënë.
Joana: Kur ke ikur nuk mendove! Pse nuk bëre si të gjithë gratë e tjera?
Violeta: Doja të shpëtoja kokën time!
Eni Çobani: Si, të shpëtosh kokën tënde dhe të lësh fëmijët këtu?
Violeta: Kam ikur të shpëtoj! Kjo do një kështu kjo moj!
Violeta matet të godasë Joanën.
Eni Çobani: Jo, jo, s’mund ta godasësh këtu! S’mund ta godasësh vajzën se është…
Violeta: Qepe gojën, mos fol më!
“I jam përgjigjur përditë motrave e vëllezërve!”/ Nëna hedh poshtë sakrificën e vajzës: Palaço!
Violeta u largua në vitin 1999 për në Itali nga shtëpia bashkëshortore duke lënë pas 5 fëmijë. Vajza e madhe ishte martuar dhe të tjerët mbetën nën kujdesin e Joanës 11-vjeçare që sot, e rritur, ka sjellë nënën në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan.
Violeta kërkon të jetojë në shtëpinë e djalit pasi bashkëshorti i saj italian është ndarë nga jeta. Joana refuzon kategorikisht ta pranojë dhe nis të rendisë gjithçka ka bërë e vetme për vëllezërit e motrat.
Joana: Nuk më intereson se çfarë ke bërë! Dua ta di se vendi jot është atje nga ke ardhur! Ka ardhur, më ka marrë nusja në telefon me vëllain, mund të ketë zgjidhje? Nuk ka vend shtëpia, nuk ka! Nuk ka vend, vëllai është invalid! Unë i përgjigjem me të tëra, unë me të larë, me të shpëlarë edhe motrës e vëllait, sa mundësi kam i jam përgjigjur ditë për ditë, ti asnjëherë! Për çfarë, si mund të futesh atje? Si mund të shkosh? Zoti Ardit, ka ikur në Itali, nuk kemi parë një hajër, si i thonë?
Ardit Gjebrea: Ju keni patur vështirësi?
Joana: Shumë. Unë kam vetë një vajzë. Unë u largova por mora…
Ardit Gjebrea: A mund të më thuash sa herë ju merrte mami në telefon gjatë vitit dhe kujdesej për ju?
Joana: Nuk di, shumë pak, a ka folur me të tjerët por unë jam larguar në Greqi.
Ardit Gjebrea: Me ty ka folur?
Joana: Nuk kemi folur.
Violeta: Si s’ke folur moj?
Joana: Nuk kam folur.
Violeta nuk lë pas mëritë e vjetra me babain e fëmijëve dhe ia hedh gjithë fajin atij dhe jetës që bënte, tradhtive. Joana vazhdon t’i shprehë indiferencë të plotë ndaj kësaj pasi thotë se janë gjëra mes tyre dhe i intereson vetëm çka ndodhur me të e motrat e vëllezërit. Refuzimi i fortë nga e bija nxit Violetën që të nisë ta ofendojë.
Eni Çobani: Ju keni shtëpi në Shqipëri apo jo?
Violeta: Po një dhomë e vogël është! Tek ajo dhoma e vogël është djali i vogël, edhe unë atje vajta, te djali i vogël!
Joana: Nuk ka vend atje!
Violeta: Kjo erdhi nga Greqia më nxori përjashta, çfarë kërkon ti te shtëpia e vëllait tim? Ka prerë edhe biletën 1200…kjo beçile! Kjo palaço!
Joana: Nuk mund të flasësh kështu, kjo është turp! Nuk mund të flasësh për mua kështu sepse duhet të më thuash jo si vajzën tënde…
Violeta: Po ti je palaço moj, ti je çupë palaço moj! Ik te vendi jot atje, mos m’u afro fare!
Joana: Dua të më respektosh jo si vajzë, por sikur isha një nënë tjetër për fëmijët!
Violeta: Epo unë të kam bërë ty, të kam rritur! I harrove ti moj? Të kam ushqyer me lule unë ty moj? Shkoja nëpër gjarpërinj, mblidhja lule e lakra moj! Binte shi, frynte erë! Më ngrinin duart!
Eni Çobani: Po çfarë bëje ti?
Violeta: E di gjithë fshati e lagjja me çfarë e kam rritur unë!
Joana: Unë kontakte me asnjë prind nuk kam! Me asnjë! Jam përgjigjur unë për motra e vëllezër dhe këta nuk kanë bërë asgjë! Unë vetëm! As babai, as mamaja! Unë!
Violeta: Po ti turp të kesh moj! Palaço!
Eni Çobani: Nuk mund t’i thuash palaço! Të lutem, kujdes sepse kjo është një vajzë që ka rritur 3 fëmijët e tu, vëllezër e motra që i ke lënë të vegjël! Si i drejtohesh në këtë formë në vend që t’i thuash faleminderit që m’i rrite se unë isha me italianin atje!
“Burri italian merrte 370 mijë euro në vit, por hanim lekët e mia”/Violeta e dyzuar: Mbase ka qenë fals, i besoja!
Joana shprehet hapur në “Shihemi në Gjyq” se nuk e njeh nënën e saj dhe nuk do t’ia dijë për jetën që ajo ka bërë pasi është larguar duke lënë fëmijët e vegjël nën kujdesin e së bijës. Por Violeta thotë se pas largimit në Itali, jeta nuk ka qenë aq e qetë dhe Joana nuk di asgjë rreth saj. Ajo nis të tregojë në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan se ç’ndodhi me të në Itali pas ndarjes nga bashkëshorti shqiptar, i cili kishte përfituar kujdestarinë e fëmijëve.
Violeta thotë se kur u martua për herë të dytë me një italian, ai merrte shuma të konsiderueshme por sërish shpenzonin paratë e saj. Bashkëshorti i ndjerë i thoshte se paratë e tij do t’i ruanin për pleqërinë dhe ajo i besonte.
Violeta: Kur u martova me atë italianin, ai më thoshte “rrogën time do ta mbyllim në bankë për pleqërinë time”.
Ardit Gjebrea: Rrogën tënde?
Violeta: Rrogën e tij që merrte 370 mijë euro nga prilli deri në tetor. Ishte padron te motoskafi.
Ardit Gjebrea: 370 mijë euro?
Violeta: Vetëm beharit, po.
Ardit Gjebrea: Paske gjithë këto para!
Violeta: Po.
Joana: Paska tërë ato para, tërë atë pasuri e kërkon të vijë mbrapa, për çfarë?
Violeta: Rrogën tënde thoshte ai që unë punoja 4 orë këtu, 5 këtu, filloja në 7 e mbaroja në 7-8 të darkës, 5 orë atje, 5 orë atje dhe arrija 1200-1300 euro në muaj.
Ardit Gjebrea: Po ti pse lodheshe?
Violeta: Ai thoshte hamë lekët e tua.
Ardit Gjebrea: Sipas llogarive të mia, i bie që ai të merrte mbi 40 mijë euro në muaj. Po ti pse lodheshe, pse punoje?
Violeta: Ku di unë, mbase ka qenë fals me mua! Unë i thashë atij, pse e bën kështu punën, ku i çon paratë e tua? Paratë e mia tha ai, i mbyllim për pleqërinë tonë në bankë dhe lekët e tua i hamë. Unë i besoja atij, me gjithë mend kjo.
E pafat në dashuri, Violeta: Burri më solli dashnoren në shtëpi, gatova për ta e më rrahu!
Gjatë “Shihemi në Gjyq”, Violeta tregoi se edhe martesa e saj e dytë me bashkëshortin italian nuk ishte aq e mirë. Ajo tha më herët gjatë rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan se ai merrte rreth 370 mijë euro në vit, por ajo s’i ka parë kurrë këto para. Bashkëshorti i ndjerë i thoshte se mund të shpenzonin paratë e saj që ajo i siguronte duke bërë disa punë dhe të tijat t’i kursenin për pleqërinë.
Në këtë moment, Violeta nis të shprehet se edhe i ndjeri ka qenë fals me të, e quan mafioz e hajdut si dhe cilëson që ai e ka penguar të dërgojë para drejt fëmijëve në Shqipëri.
Ardit Gjebrea: Mos të ka gënjyer ai për gjithë ato para?
Violeta: Ka qenë hajdut edhe ai!
Ardit Gjebrea: Edhe ai hajdut?
Violeta: Po, edhe nuk më linte të nisja lekë për fëmijët e mi!
Ardit Gjebrea: Po s’paske patur fat fare!
Violeta: Edhe ai ka qenë mafiozi më i madh, ai burri që kam patur unë! Ka qenë fals me mua, unë nuk kam qenë false! Unë e lashë një burrë këtej dhe doja të bëja një jetë të qetë me atë, të kaloja pleqërinë time, të sistemoja kokën time! Edhe ai me gjithë familjen time më grinë lekët, nuk bëhet kështu! Pastaj erdhi puna vdiq, më morën pas 3-4 ditësh avokatët, më thanë hajde të firmosësh se burri jot ka vdekur, ke edhe ca para për të marrë. Ku janë paratë? Ai më ka ngrënë mua! Bëj llogaritë që në ’99 derisa ka vdekur, ai më griu, unë lekët e tij nuk i shikoja!
Ardit Gjebrea: Kur ka vdekur ai?
Violeta: Po bën nja 7-8 vjet.
Violeta tregon edhe momentin kur është njohur me bashkëshortin italian pas largimit nga Shqipëria.
Violeta: Në’99 kur shkova në Itali, ndenja 2-3 javë vetëm. Atje punoja në një restorant, erdhi ky italiani, u njoha me të edhe shkoja në familjen e tij, flija atje, më shoqëronte në punë me makinën e tij, mirë. Pastaj prita dokumentet dhe divorcin nga Shqipëria të më vinin dokumentet, të hidhja celebrimin. Në 2003 hodha celebrim, deri tani ai quhet burrë për mua.
Sa i përket ndarjes nga bashkëshorti i parë me të cilin ka 5 fëmijë që mbetën në kujdesin e Joanës, asokohe 11 vjeçe, Violeta thotë se shkak ishin torturat e tij. Një moment kyç që ajo ndan si arsye e divorcit ishte tradhtia.
Violeta: Ai burri im, se këta ishin të vegjël, nuk mbaroheshin gratë që kishte ai! Sa mirë është të sjellësh dashnoren në shtëpi, të gatuajë gruaja, të hajë ai!
Ardit Gjebrea: Si, si?
Violeta: Babai i kësaj, ikte në 6 të mëngjesit, vinte në 4 të mëngjesit. Unë i thosha ku ishe more burrë, a ke adresë, a nuk ke adresë, a ke fëmijë, a ke grua, a kanë për të ngrënë, a s’kanë për të nrgënë? Ai më solli dashnoren në shtëpi, gatova unë, hante ajo. Në sy të dashnores t’i japësh dackën gruas dhe dashnorja të qeshë? Rri se kam shumë këtu brenda, por unë do ta denoncoj babanë tënd, do dalë e drejta ime!
Joana: Ta kishe denoncuar më shpejt, jo tani!
Violeta: Silluni kështu me mua se të gjitha nga babai jot i kam!
“Ti më vdiqe në krahë, babai yt merrte gratë e botës!”, Violeta rrëfen mes ulërimave
Joana refuzon prerë që nëna e saj, Violeta e cila u largua kur ajo ishte 11 vjeçe duke lënë pas 4 fëmijë, të jetojë në shtëpinë e vjetër. Sot në atë shtëpi jeton vëllai i Joanës me bashkëshorten dhe hapësira është e vogël. Veç kësaj, Joana është shprehur disa herë gjatë “Shihemi në Gjyq” se nuk e njeh Violetën si nënë pasi ajo u është përgjigjur vetë motrave e vëllezërve.
Violeta rrëfeu gjatë rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan dhimbjen e saj. Ajo tha se u largua pasi jeta me babanë e fëmijëve ishte e padurueshme. Ai e torturonte, tradhtonte dhe madje u martua me gruan që i sillte në shtëpi. Kur u largua në Itali ku u martua me një italian, ky i fundit i merrte paratë dhe i thoshte se të tijat do t’i ruanin për pleqërinë.
Megjithatë, Joana vazhdon të thotë se kjo histori nuk lidhet me të dhe e vetmja familje që ka janë motrat e vëllezërit. Violeta nis të dalë jashtë kontrollit dhe të tregojë mes të bërtiturave e dënesës se Joana i ka vdekur në krahë.
Eni Çobani: Çfarë konsideroni ju familje se është shumë e rëndësishme?
Joana: Motra dhe vëllai im.
Eni Çobani: As baba dhe as nënë?
Joana: Po nuk kam, nga momenti që ata s’janë kujdesur për mua…
Violeta: Moj e kam nga halli…do të të degjeneroj në mes të publikut se i di hallet e mia vetë moj! Kur ishit të vegjël, sa keni lindur ju kam larë unë moj, ajo ju ka gjetur nga 5 e nga 6 vjeç! Mos të shikojë publiku se do të të jap një kështu e të biesh andej!
Joana: Mua më njohin të gjithë, kam shoqe e shoqëri!
Violeta: Ik pyet babanë tënd pse ka ikur mami? Unë nuk dal përjashta!
Joana: Ti nuk duhet të sillesh në këtë mënyrë, duhet të më respektosh 10 herë më shumë!
Violeta: Të kam bërë unë e të kam larë unë kur ishe e vogël, bridhja unë nëpër spitale!
Joana: Duhet të më respektosh si shoqe dhe si mamanë e fëmijëve të tjerë, po.
Violeta: Ti! Kur ishte lufta civile, nuk të kujtohen ato? Babai jot kishte marrë gratë e botës nga 8 muaj në Tiranë! Edhe ti më vdiqe në krahë, të ka ikur shkumë nga goja, fëmijët e tjerë i kam kyçur brenda! Gjyshja jote ishte e keqe dhe unë të çova të shtrova në spital! Ti më vdiqe në krahë! Të më falenderosh! Mora edhe doktoreshën e spitalit që më pështyu në surrat! Ai është krimineli, babai jot! Boll se jam e lodhur! Do hap gjyq prapë! Kam shumë për të thënë! I mbaj këtu! Kam shumë! shumë! Më çmendët!