Këtë të hënë në studion e “Rudina” në Tv Klan astrologia Meri Shehu vjen si një fitimtare pasi parashikimi i saj doli me sukses! Më 4 Nëntor Meri Shehu bëri një parashikim për rezultatin e zgjedhjeve në SHBA.
Donald Trump si shenjë të Binjakëve astrologia e cilësoi si fitimtarin e zgjedhjeve presidenciale, kurse kandidaten Kamala Harris të shenjës së Peshores e cilësoi si më pak të favorizuarën e yjeve.
“Isha jo vetëm e sigurt, por dhe shumë e lirshme për ta bërë,” tha astrologia këtë pasdite në programin “Rudina”, duke mos fshehur ndjesinë e lumturisë së triumfit të saj.
Rudina Magjistari: Këtë javë je si fitimtare se e parashikove fitoren e Trump.
Meri Shehu: E kapëm Trump-in.
Rudina Magjistari: E komentova të nesërmen dhe ishe aq e sigurt sa na ke habitur të gjithëve sepse thamë “Po sikur të mos fitojë Trump?!”
Meri Shehu: Për herë të parë në jetën time në një parashikim isha jo vetëm e sigurt, por isha dhe shumë e lirshme për ta bërë sepse isha e sigurt që do të fitonte Trump, isha totalisht e sigurt.
Rudina Magjistari: Kjo tregon se që ti je astrologia më e mirë në Shqipëri, u vulos dhe një herë kjo./tvklan.al