Donald Trump është zgjedhur presidenti i 47-të i SHBA-ve, katër vite pas humbjes ndaj Joe Biden. E ndërsa ai feston triumfin e tij, ka edhe një tjetër fituese që parashikoi këtë ngjarje. Më 4 nëntor, astrologia Meri Shehu bëri një parashikim në programin “Rudina” në Tv Klan për rezultatin e zgjedhjeve.

Sipas saj, shenja e Binjakëve që i përket edhe Donald Trump ishte më e favorizuar nga yjet se sa Peshorja nën të cilën qëndron Kamala Harris dhe doli që kishte të drejtë.

“Trump  është në vitin e tij më të mirë”, tha Meri Shehu duke qëlluar në shenjë me parashikimin që u konfirmua nga rezultati./tvklan.al