Një vajzë e re u nis miqve të saj një foto pas një “nate të çmendur”që kishte kaluar ku kishte konsumuar shumë alkool.
Qëllimi i kësaj fotoje ishte të tregonte “sa rëndë” ishte… e në fakt kështu ka rezultuar vërtetë, pasi Olivia Nunn nuk e kishte parë që bashkë me të në foto, po pozonte dhe një “mikeshë” e paftuar.

Kanë qenë miqtë e saj që kanë pikasur në kapuçin e bluzës së saj një merimangë.

Kaq ka mjaftuar që fotoja të shpërndahej në rrjet dhe të shkaktonte të qeshura, madje dhe komente tallëse për kujdesin e treguar ndaj rrobave që vesh. /tvklan.al
