Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mallakastër. Policia bën me dije se mbrëmë rreth orës 22:00, E. H., 30 vjeçe ka tentuar të vrasë babanë e saj si dhe ka plagosur vëllain.

Po ashtu autoritetet bëjnë me dije se e reja vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Për motive të dobëta ka goditur me një mjet prerës (thikë), babain e saj, shtetasin F. H., 60 vjeç dhe vëllain, shtetasin N. H., 27 vjeç”, sqaron policia.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin Rajonal Fier, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë mësohet se 30-vjeçarja është arrestuar./tvklan.al