Nëse themi Parashqevi Simaku na vjen ndërmend një portret tejet i bukur i një gruaje që ka shenjuar artin shqiptar me talentin e saj të madh si këngëtare. Por këtë ëndërr ajo e la në mes duke emigruar drejt Shteteve të Bashkuara në vitin 1995. Në të vetmen intervistë që dha dy vite më vonë, ajo tha se “arti nuk vlerësohet sa duhet në Shqipëri”, duke shpjeguar kështu arsyen e ikjes. Pas më shumë se dy dekadash, këngëtarja lirike rikthehet në vëmendjen tonë në një formë krejt të papritur e në fakt të trishtë…
Një e pastrehë që merr ndihma vullnetare në rrugët e New York, e quajtur ‘Simaku Nohfe’ thuhet se është pikërisht ajo, ikona e muzikës shqiptare. Gazetari Blendi Fevziu ka reaguar pas videos virale duke konfirmuar se bëhet fjalë për të madhen Parashqevi Simaku.
“Po, është Parashqevi Simaku, këngëtarja shqiptare e cila u largua në vitin 1991 drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Unë e kam takuar Parashqevi Simaku në vitin 1995, atëherë kur ajo kishte filluar të jetonte në Los Angelos. Ndërsa sot të gjitha informacionet më thonë se ajo është e pastrehë, është pa asnjë ndihmë financiare dhe jeton me ndihmat që merr. Sot, bizesmenë të rëndësishëm amerikanë, njerëz të njohur të Neë Yor-ut, më kanë kontaktuar dhe më kanë thënë që kanë vënë në dispozicion avokatët e tyre apo njerëz që merren me gjetjen e personave, sepse njerëzit që i kanë folur asaj në gjuhën shqipe, ajo reagon dhe largohet. Ata janë duke e kërkuar ku është, me se merret dhe padyshim është në dinjitetin e shtetit shqiptar t’i ofroj një pension normal si një artiste që ka lënë gjurmë në artin shqiptar”, thotë Fevziu.
Në prononcimin e saj të fundit për mediat më 14 Shkurt të vitit 1997 ajo kishte lënë të hapur mundësinë e një rikthimi, por askujt s’do ia kishte marrë mendja se do ishte një i tillë. Bukuroshja e dikurshme që rrëqethte në skenë me vokalin e saj, sot vetëm shtrin dorën për të mbijetuar…
/tvklan.al