Naile Berisha jeton e vetme në zonën e Plazhit në Durrës, me 105 mijë lekë të vjetra, që merr nga kempi.
Por as këto para nuk po i merr dot dhe nuk po arrin të bëjë dot as rinovimin e dokumentacionit të kempit, që i skadon në 1 Maj.
Naile Berisha: Jam operuar me kancer gjiri, e kam hequr. Unë jetoj e vetme s’kam asnjë, jam kryfamiljare.
Gazetarja: Ke arritur të marrësh pagesën e kempit gjatë kësaj kohe?
Naile Berisha: Absolut! Në datën 6 e kam marrë, kam paguar drita ujë, që mos më bëhen barrë, që mos hyj në probleme me shtetin. Edhe kam hyrë borxh nëpër komshinjtë deri tani, se s’kam patur. Edhe ato që më takojnë si kryefamiljare, të kompensimit të dritave, s’mi kanë dhënë që në Dhjetor. Problemi im është se mua më kanë mbaruar letrat e kempit, deri në 1 Maj i kam letrat, për një vit kempin. Dua t’i rinovoj, mora doktorin e familjes, doktori i familjes më thotë shko pyet doktoreshën onkologe, doktoreshën e pyeta në telefon, se mënyra të tjera komunikimi s’kemi, Ajo thotë shko tek njësia administrative, njësia administrative s’na e ka dhënë numrin. Ajo është në Durrës, unë rri në plazh, s’kam mundësi as me çfarë të shkoj, as me çfarë të komunikoj, se numrin s’na e ka dhënë.
Gazetarja e Stopit e çoi zonjën në postë, ku mori pagesën e kempit plus kompensimin e energjisë, ndërsa muajin tjetër këtë shërbim do ta marrë në shtëpi nga posta.
Punonjësja e postës: Po këtu tek unë e ke!
Gazetarja: Do ta marrë zonja. A i ka kaluar kaluar kompensimi i dritave Nailes?
Punonjësja e postës: 140 970 lekë. Perserisa të tjerët kanë këtë lloj pagese dhe ti ke pak më shumë tregon, që të ka kaluar. Tashi emër, mbiemër firmë këtu!
Gazetarja: Naile merri lekët! Si mund të procedojë zonja për muajin Prill, që t’i vijnë në shtëpi?
Punonjësja e postës: Do të marrim adresën dhe do t’ia çojmë në shtëpi.
Më pas, zonja Naile foli me mjeken onkologe për proceduren e rinovimit të dokumentacionit të kempit.
Naile Berisha: Më thatë pyesni tek njësia administrative për shtyrjen e kempit, pyeta këtu dhe më thanë nuk kemi asnjë urdhër. Si do veprojmë, se në 1 Maj më duhet epikriza?
Mjekja Onkologe: Merr një rekomandim për onkologun në spital, bashkë me një fletë formati dhe një zarf dhe t’i nis unë me postë! Mirë?
“Stop” sërish e shoqëroi zonjën Naile, duke bërë të mundur zgjidhjen edhe të kësaj procedure./tvklan.al