Një fëmijë vetëm 2 vjeç ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, si pasojë e një ngjarje aksidentale të ndodhur këtë të shtunë në Korçë.
Gazetarja Daniela Zisi, raporton se i mituri mbeti i plagosur, pasi e zuri poshtë një motor që ndodhej i parkuar në oborrin e shtëpisë së tij, në lagjen numër 4 të qytetit.
Sipas gazetares, 2-vjeçari ishte duke luajtur në afërsi të motorit, kur ky i fundit i ra përsipër. 2-vjeçari u dërgua me urgjencë drejt spitalit. Ai mësohet se ka marrë dëmtime në trup e kokë./tvklan.al