Kërkon t’i izolojë të infektuarit për t’i liruar të shëndetshmit
Pas Sllovakisë dhe Austrisë, Franca ëshë shteti i radhës që ka nisur testimin masiv të popullsisë për të identifikuar të prekurit me Covid-19.
Testimi ka nisur nga qytetet bregdetare në Normandi pranë kufirit belg dhe do të jetë falas. Strategjia e re e testimit masiv ndërmerret nga qeveria franceze në një përpjekje për të ndaluar përhapjen e sëmundjes përpara pushimeve të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.
Nga e marta, francezët do të lejohen të qarkullojnë lirshëm në të gjithë vendin pa pasur nevojë të dokumentojnë ardhjet dhe lejet e tyre me leje administrative.
Nga nesër shtetrrethimi do të jetë nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 6 të mëngjesit çdo ditë, me një përjashtim për datën 24 Dhjetor, pragun e Krishtlindjeve.
Në Francë u raportuan 11,533 infeksione gjatë 24 orëve të mëparshme si dhe 150 vdekje. Numri i të vdekurve nga pandemia e koronavirusit në Francë është 58 mijë persona.
Sipas autoriteteve, tashmë gjurmimi dhe respektimi vetëm i protokolleve shëndetësore nuk mjaftojnë për të thyer ciklin e përhapjes së epidemisë.
Autoiritetet shëndetësore franceze nuk përjashtojnë faktin që sezoni i festave të gjenerojë një valë të tretë të frikshme të pandemisë.
Epidemiologët thonë se testimi në masë është i dobishëm vetëm nëse rezultatet përdoren shpejt duke izoluar të infektuarit dhe lejuar kontakte sociale të kufizuara në zonat më të prekura.
Klan Plus