Aktorja Songul Oden, e njohur për rolin e Gymyshit në serialin e parë turk të transmetuar nga Tv Klan në Shqipëri, është shumë popullore edhe në mesin e të famshmëve që më pas do të ecnin në rrugën e saj.
Hazal Kaya, e cila mes të tjesrash ka luajtur edhe rolin e Maral, ishte ende fëmijë kur shikonte serialin “Gymysh”, transmetuar në Turqi deri në vitin 2007. Ndërsa tani megjithëse shumë e famshme, Kaya nuk ka ngurruar të bëjë një selfie me Gymyshin, sapo e ka takuar.
“
Jam e çmendur pas saj prej 10 vitesh, nuk është gënjeshtër
” tha aktorja 27-vjeçare që tani luan në serialin “Historia jonë” në mbishkrimin e fotos me Gymyshin, të cilën e postoi në Instagram.
/tvklan.al