Aktorja e dashur turke, Hazal Kaya, e njohur si Marali e serialit me të njëjtin emër, ka folur për herë të parë publikisht për sëmundjen që e mundon.
Gjatë një interviste për “Ranini TV”, Kaya tha se më parë kishte vuajtur nga diabeti, dhe kilogramët e tepërt, ndërsa sëfundmi nga ankthi.
“
Kam qenë shumë e prekur nga çrregullime të ankthit, tani jam shumë më mirë”
, tha ajo, duke kujtuar kohët kur vazhdimisht kishte parandjenja sikur do t’i ndodhte diçka e keqe.
Nga një sëmundje e tillë ka vuajtur edhe këngëtarja me famë botërore, Adele.
Çrregullimet e ankthit i referohen çrregullimeve psikiatrike që përfshijnë frikë dhe shqetësim ekstrem, sulme paniku dhe fobi specifike.
Muajin e kaluar 27-vjeçarja Kaya u paraqit në publik me një foto ku i shkurtonte flokët mamasë së saj, diagnostikuar me kancer. Fatmirësisht diagnostikimi ka qenë i hershëm dhe shpresat që ajo të shërohet plotësisht janë të mëdha.
/tvklan.al