Mbetjet hapësinore kthehen në biznes. Së shpejti do të hapet një sektor i ri tregtar, që si subjekt të tij do të ketë pikërisht pastrimin e mbeturinave që renden në orbitën e Tokës.
Agjencia Hapësinore Evropiane ka firmosur tashmë një kontratë prej 86 milionë euro me një grup industrial zviceran “Clear Space SA”. Detyra e kompanisë do të jetë pikërisht pastrimi i hapësirës nga mbetjet e lëna gjatë misioneve të ndryshme në orbitën e planetit tonë, pasi në të ndodhen të paktën 6000 fragmente me dimension të paktën nga një centimetër dhe miliona të tjerë ne përmasa më të vogla, mbetje pajisjesh të satelitëve.
Sipas një zëdhënësi të ESA-s, kjo është një mënyrë e re e të punuarit. Agjencia ka vendosur të mos krijojë, zhvillojë dhe drejtojë gjithë misionin, por ka zgjedhur në këtë mënyrë ta blejë këtë shërbim, duke nxitur edhe krijimin e një sektori të ri komercial. Misioni i parë tregtar i këtij lloji është parashikuar të nisë në vitin 2025.
Administratori i deleguar i kompanisë zviceranë shpjegon se ky proces nuk është aspak i lehtë, pasi në orbitë, me shpejtësinë e objekteve, edhe një vidë e vogël mund të godasë me një forcë eksplozive. Për këtë janë në zhvillim teknologji mjaft të avancuara për të përmbushur detyrën e pastruesit. /tvklan.al