Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Edi Rama: “Ne do të legalizojmë për t’u urbanizuar çdo ndërtesë që nuk prek dhe cenon standardet e infrastrukturës së kryeqytetit evropian të shqiptarëve dhe do të prishim çdo centimetër të paligjshëm, që cenon rrugët, kanalizimet, ujësjellësat dhe hapësirat publike të këtyre zonave. Sepse nuk jemi këtu për të vulosur barbarinë e viteve ’90, por jemi këtu për t’i dhënë një shans këtyre komuniteteve që të integrohen, si qytetarë të kategorisë së parë. Në këtë aspekt, unë besoj se të gjithë qytetarët e zonave informale janë shumë të qartë dhe nuk ka vend absolutisht fare këtu, për të bërë diskutime dhe spekulime. As një lloj godine, e cila cenon zhvillimin urban të këtyre zonave, nuk do të mbetet mbi sipërfaqen e tokës. Këtë e dinë shumë mirë të gjithë qytetarët e atjeshëm, ashtu siç dinë që një përqindje shumë e lartë, afro 90% e tyre do të legalizohen, për arsye se nuk prekin rrjetin e infrastrukturës është shumë e thjeshtë kjo s’ka vend fare për diskutime, unë s’e kuptoj.”/tvklan.al