Nga takimi me shqiptarët në Itali, kryeministri i vendit Edi Rama ka thënë se largimi i 1 milionë shqiptarëve nga Shqipëria në 10 vite është një gënjeshtër e turpshme. Gjatë fjalës së tij në pallatin e sportit në “E-work Arena” në Milano, kryeministri Rama ka thënë se Shqipëria po e fiton betejën e saj në kërkim të drejtësisë.

Edi Rama: Sot unë kam ardhur këtë për të ju thënë se edhe Shqipëria po e fiton njësoj si ju betejën e saj të drejtë pa e ndalur vrapin dhe duke e luajtur të palëkundur besimin në kërkim të drejtësisë për emrin e saj në familjen e shteteve të Evropës. Vërtetë edhe për pak kohë ne ende nuk jemi të gjithë si popull dhe si shtet në BE, por të qenit evropianë në mes të Evropës, njësoj të barabartë në nder dhe në dinjitet me të gjithë të tjerët, shqiptarëve ju ka caktuar i njëjti Zot dhe ne na e ka shkruajtur amaneti i Skënderbeut, ndërsa mbarë këtij kontinenti jeni ju që ja keni imponuar të parët se shqiptarët janë pjesë e Evropës dhe ju jeni pjesë e bashkuar e familjes evropiane.

Njësoj siç ju e çliruat, edhe Albania jonë ka dalë nga ai kafaz ku deri pak vitesh e shihnin me nënçmim dhe si një vend të rrezikshëm, që i bënte të gjithë shqiptarët në Evropë, që ju bënte dhe ju këtu të skuqeshit kur i zihej emri me gojë. Sot ka ardhur dita që çdokush rreth e rrotull jush, në lagje e në punë nga italianët kur i thoni “Albania”, ju thotë mezi po pres të shkoj me pushime dhe ka ardhur dhe dita kur nëse rastis ndonjëri që ju sheh shtrëmbër, keni të gjitha arsyet ta shihni dhe t’i thoni “çfarë ka”.

Për shumë vite ishit ju që e mbajtët Shqipërinë në këmbë, sot është radha e Shqipërisë që të ju bëjë krenarë kur flisni për atdheun tuaj dhe për dinjitetin e saj të fituar përfundimisht evropianë. Vitin e ardhshëm, Shqipëria do të mikëpresë në Tiranë të gjithë udhëheqësit dhe kush mund ta imagjonte deri para ca vitesh këtë Shqipëri në arenën e madhe evropiane që i ngjan të gjithëve ju? Shqipëria sot pret dhe ju, shqiptarët e Italisë dhe krejt botës si vendlindja juaj që po bëhet shteti që aq shumë i ka munguar shqiptarëve të Shqipërisë. Disa gojë nga ata që i njihni mirë thoshin që unë nuk duhet të vija këtu sepse nën udhëheqjen time paskan ikur nga Shqipëria 1 milionë shqiptarë, kjo është një gënjeshtër e madhe, e ligë dhe e turpshme, njësoj si ajo e autobusëve të ardhur nga Tirana që doli po nga ato gojë të pista.

Shqipëria e mbytur në detin e korrupsiontit, 1.5 milionë banorë, është një Shqipëri që ekziton në humnerën e atyre gojëve që e përndjekin tokën e fëmijëve të Shqipërisë që kur shpalli pavarësinë dhe që prej asaj dite, më të ligjtë e armiqve të vet, Shqipëria i pati nga radhët e parisë së vet. Shqipëria ka një luftë të madhe për të bërë akoma dhe me të tjera plagë të trashëguara ndër shekuj.

/tvklan.al