Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Kandidati socialist Edi Rama e ka mbyllur fushatën elektorale, për zgjedhjet e përsëritura lokale, me një takim me të zhvilluar me banorët e njësisë bashkiake numër 10, në ambientet e Millenium 1. Rama për herë të fundit ka përsëritur thirrjen e tij për pjesëmarrje masive, në zgjedhjet që do të zhvillohen këtë të diel në 118 qendra votimi në Tiranë.

Edi Rama:- Duke përfituar nga ky takim, unë do t’i ftoja të gjithë emigrantët e rikthyer në Tiranë për festat e fundvitit, që të mos në i kursejnë atë gjysmë ore që duhet për të shkuar në kutitë e votimit, pasi natyrisht të kenë gjetur në shtëpitë e tyre letrat me njoftimin zyrtar të KQZ. Ky ishte një vit i fundit i mandatit tonë të parë, i cili po mbyllet në mënyrë të çuditshme, me këtë përsëritje të paparashikuar zgjedhjesh në 118 zona, por unë jam i bindur që pasnesër, ne do të mund ta mbyllim me sukses këtë histori të tejzgjatur në mënyrë artificiale, për shkak të arsyeve të mosarsyeve që karakterizojnë jetët tona politike dhe jam i bindur që në tre vitet e ardhshme, në do të mund të vazhdojmë të bëjmë realitet të gjitha ato punë që presin qytetarët prej nesh”./tvklan.al

Gazetare – Elja Zotka