Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, i cili u bë qendra pritëse e mijra kosovarëve, sot arrin të gëzoj përfundimin e punimeve rikonstruktuese. Tani ai është i mbushur nga mijra artëdashës dhe sportdashës. Ministria e Kulturës në bashkëpunim me drejtorinë arsimore dhe Top Albanian organizojnë një festë rinore për të përuruar këtë mjedis sportiv. Atmosferë rinore, të cilët kanë luajtur në sytë e ministrit të Kulturës dhe prefektit Tauland Dedja. Për rikonstruksionin e kësaj qendre janë shpenzuar 48 milion lekë të reja, dhënë nga UHNCR dhe IRC. Rikonstruktimi ka nisur nga 22 shtatori i vitit 1999 dhe ka përfunduar në 10 Janar 2000. Ministri i Kulturës Edi Ram shpjegon mbi rihapjen e kësaj qendre dhe të aktiviteteve sportive.  

Edi Rama, ministër i Kulturës:- “Në vullnetin tonë per ta rikonstruktuar Pallatin e Sportit duke e sjellë në parametra edhe më të pëlqyshëm sesa më parë. Kjo është një pikë referimi për rininë e kryeqytetit e cila ka nevojë të luaj dhe të argëtohet. Gjithashtu ky pallat ka edhe misionin që të garantojë vazhdimsine e traditës”.

Ndërsa në ministrinë e Pushtetit Lokal nënshkruhet marreveshja midis Agjensisë Federale per ndihme teknike te qeverise shqiptare, ndihme humanitare per refugjatet nga kosova te mbetur ne shqiperi dhe permiresimin e infrastruktures pas krizes Kosovare. Kjo marreveshje u nënshkrua nga zv.ministri i Pushtetit Lokal Blendi Klosi dhe nga përfaqesues të këtij misioni në shqipëri./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti