Në natën e parë të protestës pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha, Kryeministri Edi Rama thotë se Policia e Shtetit e toleroi qëllimisht sjelljen dhe aktet e dhunës ndaj efektivëve si akt keqardhje për vrasjen e të riut nga punonjësi i forcave “Shqiponja”.
Në një konferencë për shtyp ditën e sotme, Rama i konsideroi “përdhunim” aktet e dhunshme që u bënë ndaj policisë në natën e parë përpara godinës së Kryeministrisë.
“Policia e Shtetit është përdhunuar nuk është dhunuar, këtu përpara Kryeministrisë. E keni parë vetë. Unë personalisht jam ndjerë shumë keq për Policinë e Shtetit atë natë dhe kam kuptuar shpjegimin e bërë që në një farë mënyrë Policia e Shtetit atë natë ishte e qëllimshme në lejimin e atij përdhumimi sepse ndjente peshën e keqardhjes për atë që kishte ndodhur si rezultat i aktit të një punonjësi policie. Dhe qëndroi atje përpara bjerini çuna sa të keni fuqi”.
Sa i përket akteve të dhunshme në protestë, Rama shprehet se Qeveria e tij nuk pranon forma presioni.
“Për dhunën është fatkeqësi e madhe që ka akoma këtu njerëz që nuk e kanë kuptuar që me dhunë, me pahir, me forma presioni një qeverie që drejtohet nga unë nuk i merret dot asgjë. Zero! Ndërkohë që çdo protestë paqësore që ka të drejtën me vete na ul në tokë, direkt. Është pak por e sigurtë. Ndërkohë që dhuna është një turp. Nuk ka lidhje fare me zgjimin, me ngjalljen, me ringjalljen. Është një turp. Është një turp i madh. Dhe është turp i madh i Saliut dhe i Ilir Metës. Ilir Meta s’mendon asgjë tjetër përvçe se si të bëjë përshesh kudo ku shef një sheh. Në këtë pikë ka degraduar Ilir Meta, për fatin e keq të të gjithëve ne, është jashtë kontrollit, nuk ka më asnjë kontroll mbi veten”. /tvklan.al