Turi “Dialog me Shqipërinë”, i kryetarit socialist, Edi Rama, ka vijuar me takimet e zhvilluara në qytetin e Pukës dhe më pas në fshatin Qelëz të këtij rrethi.
Ky muaj do të jetë edhe muaji i fundit i takimeve të ndërmarra nga Rama si pjesë e “Dialogut me Shqipërinë”.
Në qendër të bashkëbisedimit të kreut opozitar gjatë këtij muaji do të jenë problemet e fshatit.
Edi Rama: “Nuk dua thjesht që ju të besoni tek unë, por unë dua që ju të besoni tek vetja juaj. Përsa kohë ju do besoni tek unë dhe jo tek vetja juaj kjo nuk do mjaftojë për të realizuar gjërat që ju dëshironi”.
Rama në takimin me banorët e fshatit Qelëz është ndalur tek problemet që shoqërojnë jetesën e shqiptarëve si pasojë e rritjes së çmimeve për produktet bazë të jetesës./tvklan.al