Titujt kryesorë 16 Gusht 2009, ora 19 30
Vlora, zonë e lirë ekonomike. Mld euro investime, hapen 60 mijë vende pune
Vlora do të jetë zona e parë e lirë ekonomike në vend, një hapesirë ku pritet të investohen miliarda euro dhe të hapen 60 mijë vende pune gjatë 4 viteve të ardhshme. Autoritetet do krijojne lehtesira fiskale për investitorët e huaj.
Blushi: Me Ramën, PS nuk mund të vijë në pushtet
Zërat për moskandidimin e Ramës në krye të PS-së vijnë tashmë edhe nga media të njohura për qëndrimet pro tij. Në një intervistë në shtypin e shkruar, Ben Blushi deklaron se me Ramën në krye, PS nuk mund të vijë në pushtet.
Amiantet, rreziku kancerogjen që vjen nga përdorimi në ndërtim
Amiantet përbërjet e të cilave gjenden me tonelata në të gjithë vendin, janë rrezik potencial për sëmundjet kancerogjene. Sipas ekspertëve duhet një ligj për ndalimin e përdorimit të tyre. Ndërkohë që prej vitesh, ato janë ndaluar të përdoren në europë dhe amerikë.
Kuvajt, dasma kthehet në mort. 41 të vdekur, 70 të plagosur nga zjarri
Një ceremoni martesore në Kuvajt ka përfunduar në tragjedi. Zjarri që ka rënë në tendën ku qëndronin dasmoret, gra dhe fëmijë, ka marrë jetën e 41 prej tyre, ndërsa 70 të tjerë janë plagosur. Autoritetet nuk bëjnë të ditur shkaqet e rëniës së zjarrit.
Rusi, vdes piloti në një stërvitje ushtarake
Një pilot ka humbur jetën dhe 3 të tjerë janë plagosur gjatë manovrave luftarake në një stërvitje ushtarake në Rusi. Ngjarja ka ndodhur në sytë e kryeministrit Putin, i cili ishte duke ndjekur stërvitjen.
“Maratona e Këngës Popullore”, koncert madhështor në Lezhë
Dita e emigrantit një festë e veçantë për lezhianët ka përkuar me një tjetër atmosferë të gëzuar për qytetin, Maratonën e Këngës Popullore Qytetare. Gjatë koncertit madhështor u ngjitën në skenë më shumë se 50 këngëtarë të moshave të ndryshme.
Edicioni i lajmeve Tv Klan – 16 Gusht 2009, ora 19 30 – Spiker: Reis Çiço