Titujt kryesorë 19 Qershor 2010, ora 19:30
Trafiku në Tiranë, PD: Rama po përkeqëson jetën e qytetarëve
Trafiku në Tiranë vijon të mbetet kaotik prej afro 2 muajsh me radhë. Në këtë situatë, këshilltarët e djathtë në Këshillin Bashkiak të Tiranës i kanë bërë thirrje Kryebashkiakut Rama t’i japë zgjidhje këtij problemi të përditshëm, me të cilin ndeshen dhjetëra mijëra qytetarë.
Tiranë–Durrës, neglizhenca e kthen në autostradë të errësirës
Mungesa e ndriçimit e ka shndërruar në një aks të rrezikshëm autostradën Tiranë–Durrës. Infrastruktura ndriçuese nuk mungon, por vendosja e dritave ka mbetur peng i neglizhencës së institucioneve.
Meta: Gjermania na mbështet për vizat dhe integrimin
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Ilir Meta, deklaron se ka marrë mbështetjen e qeverisë gjermane për procesin e liberalizimit të vizave dhe integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Holanda kalon Japoninë, Anglia merr kritika të ashpra
Holanda ka mundur Japoninë me rezultatin 1 me 0, duke siguruar kështu kualifikimin në grup. Ndërsa shtypi anglez kritikon ashpër trajnerin Fabio Kapelo për barazimin e djeshëm ndaj Algjerisë.
Kosova ndalon perçet në shkolla, protestojnë besimtarët
Kosova pritet t’i shtohet listës së vendeve që ndalojnë mbajtjen e perçeve të besimit mysliman në shkollat publike. Por propozimi ka sjellë reagimin e qindra besimtarëve, të cilët kanë kundërshtuar me protesta.
Letërsia, një misionare paqeje për Ballkanin
Arti i Letërsisë ka bashkuar për herë të parë shkrimtarë të shumtë nga të gjitha vendet e Ballkanit, në një sallon të librit të hapur në Paris, i cili dha një mesazh të qartë se rajoni po afrohet me Europën e Bashkuar edhe përmes letërsisë.
Edicioni i lajmeve Tv Klan – 19 Qershor 2010, ora 19:30 – Spikere: Fjoralba Mishaxhi