Titujt kryesorë 24 Nëntor 2010, ora 19:30

Qeveria vendos: Do ta ndërtojme Unazën e Madhe të Tiranës

Qeveria ka miratuar tenderin për ndertimin e Unazës së Madhe. Kryeministri Berisha tha se Edi Rama nuk bashkëpunon, pasi kërkon tjetërsimin e fondeve. Ai e akuzoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës edhe për trafikun dhe përmbytjet.

Rama trembet nga Jozefina Topalli, tërhiqet nga mocioni i mosbesimit

Partia Socialiste tërhiqet nga ideja për të paraqitur një mocion mosbesimi kundër kryeparlamentares Jozefina Topalli, siç u paralajmërua nga Edi Rama. Në Asamblenë Socialiste grupi parlamentar socialist vendosi të kërkojë vetëm mocion me debat.

Jozefina Topalli: Do ta mund sërish Edi Ramën

Ndërkohë kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli deklaroi se do ta mundë sërish Edi Ramën sa herë që ai të kërkojë mocion mosbesimi kundër saj. Por ajo u shpreh e zhgënjyer, sikurse tha me Ramën, që mashtroi socialistët për mocionin kundër kreut të Kuvendit.

Edi Rama në konferencë të jashtëzakonshme për gjëra të zakonshme

Kryetari Partisë Socialiste doli në një konferencë të jashtëzonshme për shtyp, ku siç ndodh kohët e fundit thotë vetëm gjëra të zakonshme. Ai la të kuptohej se nuk do të ketë mocion kundër Topallit, ndërsa sulmoi ashpër mediat.

Banorët e përmbytur në Tiranë: Nuk jemi dëmshpërblyer asnjëherë

Dhjetëra banorë e pronarë të bizneseve të përmbytura të hënën në Tiranë shprehen të shqetësuar për situatën që përsëritet çdo mot me reshje dhe për injorimin që u bëhet nga pushteti vendor. Këshilltarët demokratë të bashkisë fajësojnë Edi Ramën dhe kërkojnë dëshmpërblimin e të përmbyturve.

Tirana e shkatërruar, moda e re: Shpërthen turbo –folku social

Shkatërrimi i Tiranës ka nxitur një frymë revolte tek artistë të shumtë. Pas Redon Makashit, edhe Valbona Mema denoncon përmes këngës betonizimin e kryeqytetit dhe shkatërrimin e vlerave kulturore e traditës së tij. 

KQZ, Ristani: Për dy javë vendosim për fletët e votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vendosë brenda dy javësh për asgjësimin e fletëve të votimit. Kryetari Ristani thotë se për të gjithë dokumentacionin zgjedhor do të ndiqet procedura ligjore.

SHBA: Bashkia e Tiranës injoroi kërkesën e myslimanëve për xhaminë

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për lirinë fetare kritikon Bashkinë e Tiranës për injorim të kërkesës së vazhdueshme të komunitetit mysliman për ngritjen e xhamisë. Në raport thuhet se bashkia nuk ka vepruar mbi këtë kërkesë.  

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 24 Nëntor 2010, ora 19:30 – Spiker: Fjoralba Mishaxhi