Titujt kryesorë 26 Prill 2009, ora 19 30
Në 28 Prill aplikimi në BE. Berisha: Reformat po na çojnë në Europë
Shqipëria do te aplikojë për statusin e vendit kandidat në BE në 28 prill duke iu afruar si kurrë më parë ëndrrës sonë europiane. Sipas kryeministrit Berisha, ky akt historik erdhi pas një konsultimi të gjerë, bashkërendues dhe intensiv me vendet e bllokut.
Shqiptarët në Shkup: Të ndërtohet edhe Xhami në krah të Kishës
Insistimi i qeverisë maqedonase për ndertimin e një kishe Ortodokse në qendër të Shkupit është bërë objekt përplasjeje mes maqedonasve dhe shqiptarëve të cilët kërkojnë ndërtimin e një xhamie po në këtë shesh.
Lufta kundër kancerit të gjirit, tubim shoqëroro-politik në Tiranë
Gra dhe vajza nga i gjithë vendi, marshuan sot në kryeqytet në një akt simbolik kundër kancerit të gjirit. Tubimit iu bashkëngjiten ambasadori amerikan, kryetarja e kuvendit ai kreu i bashkisë së Tiranës.
Gripi i derrave, OBSH jep alarmin. Dyshime në Spanjë e Francë
Gripi i derrave po përhapet me shpejtësi në disa vende. Ndaj OBSH ka deklaruar se ky virus mund të shndërrohet në një pandemi të frikshme botërore. Dyshime për mbrritjen e ketij gripi në France dhe në Spanjë.
“Histori me Zhurmues”, bomba në ambasadën sovjetike në 1951
Histori me Zhurmues do të fokusohet sonte në vitin 1951, që kulmon me incidentin me bombë në ambasadën sovjetike dhe Pleniumin e 9-të të Komitetit Qëndror të Partisë së Punës së Shqipërisë, që u pasua me arrestimin e 26 drejtuesve të policisë.
Edicioni i lajmeve Tv Klan – 26 Prill 2009, ora 19 30– Spiker: Sonila Meço