Titujt kryesorë 29 Tetor 2010, ora 19:30
SHBA: Prokurimet elektronike rritën transparencën
Drejtori për Programet e Sfidës së Mijëvjeccarit, Brus Kei, vlerësoi Shqipërinë si vendi i parë në botë që i ofron prokurimet tërësisht elektronike, duke thënë se ato kanë rritur transparencën.
PD mbledh tryezen e dytë për reformën, mungon opozita
Partia Demokratike mblodhi sot në nivel ekspertësh tryezën e dytë për reformën zgjedhore, por opozita e bojkotoi atë. Përfaqësuesit e politikës dhe shoqërisë civile kërkuan zgjerimin e saj me partitë politike joparlamentare.
Kadare: Ramiz Alia, një fatkeqësi për Shqipërinë
Ismail Kadare ka rrëfyer mbrëmë në “Opinion” momentet e ikjes së tij nga Shqipëria. Teksa ka folur në detaje për zhvillimet politike të asaj kohe, ai e ka cilesuar Ramiz Alinë si fatkeqësinë e Shqipërisë.
BE, me rregulla strikte kundër krizës financiare
10 muaj nga miratimi i tij, Bashkimi Europian reformon traktatin e Lisbonës, në mënyrë që të parandalohet kriza financiare si ajo e vitit te shkuar.
Aktet vandale ne Itali – Serbi, UEFA dënon të dyja skuadrat
Komisioni i Disiplinës së UEFA –s ka dënuar Serbinë me humbje të ndeshjes dhe Italinë me 100 mijë Euro gjobë dhe 1 ndeshje pa tifozë për aktet vandale të ndodhura në ndeshjen Itali–Serbi.
“Marie Kraja”, të shtunën ngre siparin edicioni i 11–të
Edicioni i 11–të i festivalit operistik “Marie Kraja” ngre siparin të shtunën në Tiranë, me pjesëmarrjen e 17 këngëtarëve operistikë.
Edicioni i lajmeve Tv Klan – 29 Tetor 2010, ora 19:30 – Spikere: Fjoralba Mishaxhi